1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Konstituohen katër komunat në veri të Kosovës

Konstituimi i komunave veriore me shumicë serbe pak minuta para mesnatës, shmangu mundësinë që në veri të shpalleshin të pavlefshme zgjedhjet për pushtetin lokal.

Pas një maratone diskutimesh në veri të Kosovës, ku u përfshi edhe përfaqsuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, katër komunat veriore me shumicë serbe përfunduan procesin e konstituimit. Ceremonitë e nënshkrimit të deklaratës u mbajtën pak minuta para mesnatës, duke shmangur kështu mundësinë që zgjedhejet lokale të shpalleshin të pavlefshme.

Data12 janar ishte afati i fundit i shpallur nga Ministria e Pushtetit Lokal, kur komunat veriore të Kosovës duhet të nisnin punën. Radio Televizioni i Serbisë, RTS, njofton se deputetët e kuvendeve komunale dhe kryetarët e komunave kanë nënshkruar deklaratat dhe kanë bërë betimin e tyre “në pajtim me ligjin e Kosovës për pushtetin lokal dhe marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Deputetët shqiptarë nënshkruan deklaratën me simbole të Republikës së Kosovës, ndërsa, deputetët serbë i kanë nënshkruar deklaratat në gjuhën serbe dhe me simbole të mbuluara të Kosovës.

Kërstimir Pantiq

Kërstimir Pantiq

Njoftohet se kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiq, në shenjë pakënaqësie ka bojkotuar seancën inuaguruese në veri të Mitrovicës. Kërstimir Pantiq, nuk pranon që të betohet me ligjet e Kosovës dhe kështu mbetet e paqartë sesi do të veprohet më tej.

Sipas ligjeve të Kosovës

Qeveria e Kosovës kishte qëndrim të prerë që seancat përuruese në veri të mbaheshin në pajtim me ligjet e Kosovës, ndërsa, përfaqësuesit serbë kërkonin që tërë procesi të ishte neutral ndaj statusit të Kosovës. Për këtë cështje për më shumë se një javë në Bruksel u zhvilluan bisedime ndërmjet grupeve të punës të Kosovës dhe të Serbisë. Zëvëndëskryeministrja në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e cila kryesonte bisedimet, tha se “edhe Bashkimi Evropian ishte i prerë në qëndrim që komunat veriore duhet të përurohen sipas ligjeve të Kosovës, sepse kështu edhe parasheh edhe marrëveshja e Brukselit e nënshkruar me 19 prill ndërmjet kryeministrit te Kosovës, Hashim Thaci dhe atij të Serbisë, Ivica Daciq. Sipas kësaj marrëveshje pritet të formohet edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe.