1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Konsolidimi i traditës së sondazheve elektorale në Shqipëri

Fushata elektorale në Shqipëri krahas dinamikës se strategjive të çdo subjekti politik konkurues do të shoqërohet për hërë të parë dhe me rezultatet e sondazheve të opinionit publik

default

Selia qendrore e Partisë Socialiste në Tirane

Të paktën dy kompani të specializuara deri më tani kanë publikuar të dhënat e tyre mbi preferencat e publikut në prag të votimeve parlamentare. "Zogby International" nga SHBA dhe Qendra e Studimeve Humanistike "Gani Bobi" në Prishtinë kanë paralajmëruar gjithashtu se do ta bëjnë testimin e opinionit deri në ditën e zgjedhjeve.

Pavarësisht shifrave të tyre të para, të cilat ishin të ndryshme nga njera tjetra, të dhënat që u publikuan u vunë menjëherë në qendër të debatit politik e mediatik. Diku rezultatet u panë me optimizëm, diku me skepticizëm, e diku tjetër me indiferencë.

Wahlsondierung Albanien

Komentatori politik Mero Baze

Por nuk munguan dhe zërat se kompanitë ishin të porositura për të favorizuar njërën prej dy partive të mëdha. Më të pakënaqurit ishin në bllok partitë e vogla parlamentare, djathtas e majtas, të cilat u ankuan për njëanshmëri dhe mosrealitet të këtyre sondazheve.

Komentatori politik, Mero Baze, e përshëndet këtë iniciativë, që sipas tij shkon në favor të konsolidimit edhe në Shqipëri të procesit të vëzhgimit dhe analizës së opinionit publik përmes sondazhit autoritar. Baze e konsideron kontraktimin publik kompanisë "Zogby International" nga një kompani mediatike shqiptare si një akt transparence. Siç thotë ai, "një hap në drejtimin e duhur, për të ndërtuar standarte njëlloj si në vendet e tjera demokratike për fushatat paralektorale, si dhe në nxjerrjen e të dhënave paraprake për rezultatet e votimeve. Natyrisht që në Shqipëri ka ekzistuar dhe ekziston një klimë dyshimi mbi sondazhet në periudhat elektorale. Kjo vjen nga keqpërdorimi publik, që iu është bërë anketimeve e sondazheve në të shkuarën e largët dhe të afërt, ku nuk kanë munguar dhe keqpërdorimet, që u janë bërë operatorëve lokalë të kompanive të mëdha

Por sipas Bazes nuk ka rrugë tjetër veç asaj të komisionimit të kompanive të njohura, të cilat me autoritetin e tyre të kthejnë besimin e publikut në sondazhet serioze, për të qënë sa më afër realitetit parazgjedhor. Dy kompanitë sipas tij nuk vlen të krahasohen, por gjithësesi ato kanë rol për të prezantuar mozaikun e opinionit në një moment të caktuar të fushatës. Baze shprehet se ashtu si "Zogby International", që publikisht ka bërë një kontratë me një media shqiptare, ashtu dhe "Gani Bobi" do ta bëjë një gjë të tillë.

"Marrëdhënia me porositësin e sondazhit është një tregues për profesionalizmin e besueshmërinë e kompanisë, që e realizon këtë", thotë për DW, komentatori politik Mero Baze.

Wahlsondierung Albanien

Selia qëndrore e Partisë Demokratike në Tiranë

Pas publikimit të sondazheve të para nuk munguan shprehjet e rezervave dhe për realizimin e përgjigjeve nga qytetarët. Kjo për faktin e mungesës së traditës dhe kulturës politike në rradhët e qytetarëve, kur në përgjithësi ata tjetër kanë në mëndje dhe tjetër shprehin, kur pyeten.

"Eshtë e vërtetë që në Shqipëri ekziston në rradhët e qytetarëve sindroma e mosinqeritetit dhe drojës, kur ata pyeten sidomos për një çështje politike. Por ky minus, që kërkon kohën e vet të përmirësohet, amortizohet nga kompanitë serioze dhe profesionale të sondazheve. Pasi për to nuk është e panjohur një rrethanë e tillë. Për zgjedhjen e kampionëve a mostrave, që ata zgjedhin në rradhët e opinionit, ekspertët e tyre marrin parasysh dhe faktorë psikologjikë. Për këtë bëjnë studime paraprake. Pra me formula profesionale ata arrijnë të mënjanojnë efektet negative nga mossinqeriteti, apo droja për të dhënë një përgjigje të sinqertë. Eleminimi i fallsitetit në përgjigjet e të anketuarëve, ose siç thirret marrja e kampioneve të rreme është aftësia dhe zotësia e agjensive të specializuara. Ndaj afrimi i këtyre agjensive i bën mirë procesit të sondazheve të matjes së preferencave të publikut për çështje të ndryshme në një garë elektorale", thotë Mero Baze.

Sipas ekspertëve mund të ndodhë, që një operator lokal sondazhesh mund të jetë i pajtuar me më shumë se një kompani të huaj. Por diferenca këtu është tek formula, që ato përdorin për realizimin e sondazhit, përzgjedhjen e kampionëve, si bëhen analizat e treguesve etj.

Kompanitë e sondazheve deri ditën e zgjedhjeve do të fokusohen tek matja e nivelit të preferencave të publikut për subjektet politike. Ndërkohë që pas shpalljes zyrtare të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jetë opinioni publik, që do të vleresojë dhe çertifikojë se sa afër realitetit kanë qënë treguesit e kompanive të sondazheve.

  • Data 27.02.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H2Vx
  • Data 27.02.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H2Vx