1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050311 Volkskongress Auftakt

7 Mars 2011

Jiabao: Në të ardhmen rritja ekonomike në Kinë duhet të jetë më e qëndueshme. Kryeministri u ndal tek shqetësimet e popullit dhe u shpreh për barazi sociale. Në kongres delegatët shprehën edhe kritikë.

https://p.dw.com/p/10Uel
Salla plenare e Kongresit Popullor të KinësFotografi: AP

Kongresi Popullor i Kinës ka thuajse gjithmonë të njëjtën dramaturgji: Në fillim dëgjohet muzika ushtarake, më pas në sallën e madhe popullore marshojnë vullnetarët, ndërsa himnin e këndojnë së bashku të 3000 delegatët dhe anëtarët e byrosë politike.

Tradicionalisht kongresi fillon me raportin e kryeministrit Wen Jiabao, i cili të shtunën (05.03.2011) dy orë recht foli për qëllimet dhe planet për vitet e ardhshme. Esenca e fjalimit të tij kishte të bënte me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Në vend të një rritjeje mbi 10 për qind si vitin e kaluar, në të ardhmen do të ketë një kuotë vjetore zhvillimi vetëm shtatë ose tetë për qind. “Ne duhet të përshpejtojmë ristrukturimin e zhvillimit ekonomik, duhet të shtojmë investimet, të mos i konsumojmë kapacitetet dhe të mbrojmë mjedisin. Duhet të kujdesemi që zhvillimi ekonomik dhe social të koordinohet me popullin. Zhvillimi ynë duhet të jetë më i balancuar dhe më i qendrueshëm."

Wen Jiabao / China / Peking
Kryeministri kinez Wen JiabaoFotografi: AP

Kryeministri ndalet edhe tek shqetësimet e popullit

Plani pesë vjeçar, i cili duhet të miratohet në fund të kongresit dhjetëditor përmban edhe shumë elemente të mbrojtjes së mjedisit. Por kryeministri foli edhe për pakënaqësinë e popullit. "Ka shumë probleme që nuk i kemi zgjidhur deri tani dhe që i preokupojnë njerëzit: arsimi, kujdesi mjekësor, inflacioni, rritja e çmimeve të banesave, siguria e ushqimit dhe përhapja e korrupsionit. Qeveria duhet t' i zgjidhë më shpejt këto probleme, që shkaktojnë paknaqësinë e popullit."

Kogresi popullor përbën parlamentin e Kinës, por ai nuk ka kompetencat e duhura. Delegatët asnjëherë deri më tani nuk kanë hedhur poshtë ndonjë propozim të qeverisë. Megjithatë shumë delegatë parashtrojnë edhe propozimet e tyre. Kësaj radhe ka propozime kryesisht për gjendjen sociale në vend. Zhao Xiangping, deputete nga rajoni Hunan, tha: „Ne duhet të hapim më shumë vende pune dhe të përmirësojnë të ardhurat, me qëllim që njerëzit të kenë më shumë para."

Kritika në kongresin popullor

China Proteste Polizei
Protesta në Kinë, 27.02.2011Fotografi: AP

Kongresi edhe sivjet zhvillohet nën masa sigurie prej forca të shumta të rendit. Por kësaj radhe masat e sigurisë janë edhe më të rrepta, për shkak të thirrjeve në internet për protesta në sfondin edhe të zhvillimeve në botën arabe. Disa delegatë morën guximin madje edhe ta kritikojnë qëndrimin e autoriteteve. Një deputet nga Shandongu tha: „Fjala është për stabilitet dhe vendi ynë ka nevojë për stabilitet. Por unë nuk jam gjithmonë dakord me masat e qeverisë, sepse ekzistojnë rrugë edhe më demokratike dhe legale për të garantuar stabilitetin.“ Këto kritika të matura janë shumë të rralla në kongresin popullor. Për këtë arësye deputeti nuk deshi të prezantohet.

Autor: R.Kirchner / B.Cani

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora