1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kongresi Kombëtar i Popullit - një ushtri aprovuesish

Çdo mars në Pekin mblidhet Kongresi Kombëtar i Popullit. Parlamenti i Kinës sipas Kushtetutës është organi më i lartë shtetëror. Por besim në vete nuk sheh tek deputetët. Asnjëherë nuk është hedhur poshtë ndonjë kërkesë.

Votim ne kongres

Votim ne kongres

Çdo vit, në mars, masat gjithsesi të rrepta të sigurisë përreth "Sallës së Madhe të Popullit" përforcohen edhe më tepër. Mijëra policë shtesë angazhohen, për të garantuar një rrjedhë të qetë të mbledhjes së Parlamentit të Kinës. Rreth 3000 deputetët formojnë parlamentin më të madh në botë. Por madhësi nuk do të thotë automatikisht pushtet. Sepse përfaqësuesit e popullit nuk kanë shumë për të thënë. Të gjitha vendimet merren brenda Partisë Komuniste. Kjo në një kohë kur Kongresi Kombëtar të Popullit është organi më i lartë shtetëror në Kinë, kështu e përcakton kushtetuta.

Periudha legjislative e Kongresit Kombëtar të Popullit është pesë vjet. Këtë vit, Asambleja e Përgjithshme mblidhet nga data 5 deri në 17 mars. Deputetët i pret një maratonë votimesh: ata kanë detyrë që të zgjedhin Presidentin e shtetit, Këshillin e Shtetit - pra qeverinë qendrore, Komisionin Qendror Ushtarak, gjykatësit e Gjykatës më të Lartë Popullore dhe Prokurorinë më të Lartë. Ndryshimi në udhëheqje, i nisur nëntorin e kaluar në Kongresin e 18-të të partisë në Kinë me këtë rast merr fund. Surpriza në votimet për postet më të larta shtetërore nuk priten. Në gjithë historinë e tij, Kongresi Kombëtar të Popullit nuk ka refuzuar kurrë ndonjë projektligj, ndonjë raport për dhënie llogari ose ndonjë propozim për personelin.

Deputete që prej vitit 1954

Votime në Kongresin e Kinës

Votime në Kongresin e Kinës

Shkaku: deputetët nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga populli. Ata zgjidhen nga anëtarët e kongreseve popullore në nivel province. 2987 deputetët e periudhës së re legjislative deri në vitin 2018 u "zgjodhën" që në janar. Sërish i pranishëm: deputetja Shen Jilan. Që prej themelimit të Kongresit Kombëtar të Popullit në vitin 1954, 84-vjeçarja është e pranishme pa ndërprerjeje - dhe është i vetmi njeri i gjallë që i ka përjetuar të gjitha kongreset popullore të Kinës. Shen Jilani njihet edhe sepse deklaroi në vitin 2010 se nuk ka refuzuar kurrë ndonjë vendim ose të ketë votuar me "jo". Kjo vlen për kohën e Revolucionit Kulturor si edhe për kohën e mëvonshme të reformave. Argumentimi i Shenit: si deputet duhet t'i bindesh partisë. Ish-presidenti i shtetit, Jiang Zemin e ka quajtur Shen Jilanin një "thesar kombëtar".

Shen Jilan, deputetja 84 vjeçare

Shen Jilan, deputetja 84 vjeçare

Kuota e aprovimeve: 99 për qind

Zakonisht, vendimet e Kongresit Kombëtar të Popullit merren me kuota shumë të larta aprovimi. Një shembull: kur u emërua në vitin 2008 presidenti që po largohet, Hu Jintao, pati vetëm 3 vota kundër dhe pesë abstenime - aprovim me 99 përqind të votave.

Autor: Mu Cui/ Auron Dodi

Redaktoi: E. Ajazaj