1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kongresi i SPD: socialdemokratët pozicionohen për të ardhmen

Platformë parimore "për një botë më të drejtë", refugjatët, kryesim i dyfishtë i partisë, marrëveshja e tregtisë së lirë BE - SHBA (TTIP): një potpuri temash, për të cilat konsultohet SPD në kongresin e saj.

SPD Parteitag Sigmar Gabriel Wiederwahl

Kryetari i SPD-së dhe zëvendëskancelari Sigmar Gabriel

Kongresi i socialdemokratëve në Berlin rizgjeodhi kryetar partie Sigmar Gabriel. "Ne duam të qeverisim sërish në Gjermani dhe jo vetëm të bashkëqeverisim – natyrisht nga zyra e kancelarit, e ku tjetër? " Duke iu referuar zgjehdjeve parlamentare më 2017 Sigmar Gabriel u prezantua luftarak në kongresin e SPD-së në Berlin. Delegatët kjo nuk i bindi. Nga mbi 600 të deleguar vetëm 74,3 përqind votuan për zëvendëskancelarin.

Gabriel e pranoi zgjedhjen, por pranoi, se ka anëtarë të partisë, që nuk e konsideron të majtë sa duhet kursin e tij. Por tashmë është vendosur me shumicën e dy të tretave, se ç’drejtim duhet ndjekur. "E ne kështu do të veprojmë tani", theksoi ai.

Rezultati i votimit u prit me interesim të madh. Sepsen ë kongresin e kaluar të partisë para dy vjetësh Gabriel u zgjodh me 83,6 përqind të votave, një rezultat mjaft i lartë ky. Gabriel e drejton partinë që nga viti 2009.

Kongresi debatoi rreth çështjes së marrëveshjes së tregtisë së lirë BE - SHBA, shkurt TTIP dhe nismës për një kryesim të dyfishtë të partisë. Të deleguarit druajnë, se me marrëveshjen TTIP Gabriel do ta drejtojë partinë më fort në kursin e tij ekonomik, dhe do t'i zbusë vendimet më të vjetra dhe restriktive të SPD-së përmes formulimeve më elastike.

Çështja e kandidaturës për kancelar në zgjedhjet e ardhëshme zyrtarisht nuk do të luajë rol në kongresin e socialdemokratëve - por ajo do të diskutohet pas kuintave. Kandidatura për kancelar në sfondin e mungesës së alternativave duket se do të kalojë tek Gabrieli. Ndoshta ai do të kandidojë, sepse do t'i duhet të kandidojë.

Deutschland SPD-Bundesparteitag Rede Steinmeier

Ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier duke folur në kongresin e SPD në Berlin

SPD flet për luftë dhe paqe

Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier në hapje të kongresit iu drejtua plenumit me një fjalim programatik. Në sfondin e kërcënimeve nga lufta dhe terrorizmi SPD-ja duhet të përballojë vendime të vështira në politikën e jashtme. Askush nuk duhet që pas sulmeve në Paris t'i varë shpresat tek "logjika perfide e izolimit" dhe në këtë kontekst "të shpresojë, që terroristët të zbarkojnë tek fqinjët", tha Steinmeier para të deleguarve të kongresit federal të Partisë Socialdemokrate në Berlin.

Milicët xhihadistë të "Shtetit Islamik" (IS), përdorin "terrorin kundër shoqërivcetë hapura", tha më tej Steinmeier. "Ky terror me sa duket është gjithëpërfshirës dhe fanatik." Rreziqet e terrorit janë "reale", tha ministri. "Ato nuk shmangen, duke i injoruar."

Steinmeier paralajmëroi nga një dështim i Europës në krizën e refugjatëve. "Ose Europa qendron e bashkuar dhe vepron në mënyrë solidare në kohët e krizës së qindra miëjra nejrëzve, ose sërish do të ndërtohen gardhe e barriera kufitare." E kësisoj shkërmoqet vizioni për Europën e bashkuar. Nevojitet guxim për më shumë Europë dhe guxim "për t'iu kundërvënë populistëve të djathtë". Steinmeier synon për SPD rolin drejtues në Gjermani në përballimin e migracionit të refugjatëve.

Njëkohësisht ministri i Jashtëm bëri thirrje për mirëkuptim për vendimin e qeverisë për pjesëmarrjen në misionin ndërkombëtar për Sirinë. Ky "nuk është një vendim kundër një zgjidhjeje përmes bisedimeve. Ky është "më shumë një vendim, që mundëson më vonë një zgjidhje me bisedime". Kjo është "e gjitha e vërteta e hidhur".

"Për një botë më të drejtë dhe më të paqtë"

Kongresit i është paraqitur kërkesa të vendosë lidhur me platformën parimore të kryesisë së partisë socialdemokrate me titull "Për një botë më të drejtë dhe më të paqtë". Europa është sot "rajoni më i sigurtë dhe me më shumë mirëqenie në botë", thuhet në të. "Nuk duhet të lejojmë që kjo Europë të shkatërrohet nga terrori, dhuna dhe fanatizmi." E në këtë kontekst është e qartë, "që terrorizmi nuk mund të mposhtet vetëm ushtarakisht". Më shumë nevojitet një angazhim i gjerë me mjete politike dhe diploamtike. Nënkryetari i SPD-së Aydan Özoguz u kërkoi të deleguarve, që pikërisht në kohën e fluksit të madh të refugjatëve t'u përmbahen fort vlerave themelore socialdemokrate: lirisë, drejtësisë dhe solidaritetit.

Deutschland SPD-Bundesparteitag

Ish-kancelari Gerhard Schröder duke folur në kongresin e SPD në Berlin

Ish-kancelari mbështet kursin e kryetarit aktual të SPD-së Gabriel

Në fillim foli Gerhard Schröder. Në prezantimin e tij të parë në një kongres të SPD-së qysh pas tetë vjetësh ish-kancelari, të cilit ende edhe sot shumë anëtarë të partisë SPD ia kanë zënë për të madhe paketën e reformave sociale "Agjenda 2010", i bëri thirrje partisë së tij të angazhohet me guxim për paqen, lirinë dhe drejtësinë. Ai u kërkoi atyre të mbështesin kursin e kryetarit të partisë Sigmar Gabriel. Ish-kancelari Helmut Schmidt, i cili së fundi u nda nga jeta e ka ankoruar SPD në vitet 70-të në mesin e shoqërisë si një parti me kompetencë ekonomike. "Kjo ishte një bazë për suksesin tonë. E është pikërisht kjo, ajo çfarë po përpiqet të bëjë tani Sigmar Gabriel dhe për këtë atij i duhet çfarëdolloj mbështejeje", tha Schröder në një fjalim në përkujtim të Schmidt-it, të politikanit socialdemokrat Egon Bahr dhe shkrimtarit Günter Grass. "Motoja e tyre ishte, pa paqe asgjë s'ka vlerë." Ky parim i ka kakarterizuar veprimet e këtyre personaliteteve të mëdha dhe është amaneti i tyre. "Vdekja e tyre na sjell në kujtesë, atë çfarë na mban në thelb të bashkuar ne socialdemokratëve - dhe çfarë na dallon ne prej të tjerëve", tha Schröder. "Le të mos e harrojmë këtë."