1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kongresi i Partisë Socialdemokrate në Gjermani

Në mënyrë demonstrative, delegatët përshëndetën nënkryetarin Frank - Valter Shtajnmajer (Walter Steinmeier), që disa e konsiderojnë si kandidatin e përshtatshëm për kancelar e madje edhe pasardhës të Bekut.

default

Kurt Beck kryetar i partisë

Partia Socialdemokrate është një prej shtylllave të demokracisë gjermane. Mirëpo pas largimit të ish - kancelarit Gerhard Shrërder (Schröder), popullariteti i saj është në rënie. Lideri aktual Kurt Beck (Bek) nuk ëshë ende në gjendje që të mbajë në duar të gjitha fijet. Kjo u pa edhe në Kongresin e Partisë që u zhvillua në fundjavë, ku pati edhe letra anonime kundër kryetarit të partisë. Kjo temë gjen jehonë në shtypin e së hënës:


"Frankfurter Allgemeine Zeitung" mendon se Kurt Bek ka bërë disa gabime qysh se ka ardhur në krye të socialdemokratëve. Mirëpo gabimi më i madh nuk mund të përmirësohet: heqja dorë nga "Agenda 2010", në kongresin e tetorit të vitit të kaluar. Dhe atë pikërisht në momentin kur reforma filloi të japë rezultate. Pasoi gabimi tjetër jo pak më i vogël, hapja e mundësisë për koalicion me majtistët në Hesen. Njëriu për të cilin besohej, se do ta ribashkojë partinë, e ka përçarë edhe më shumë", pohon komentatori i gazetës konservatore, Frankfrurter Allgemeinze Zaitung.


E përditshmja "Rhein Zeitung" që botohet në Koblenc dhe Majnc mendon se Kurt Bek ka të dretjë kur flet për qyqarë dhe mungesë solidariteti brenda partisë. "Bek do të mbetet kryetar partie, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Kush është ai që do ta udhëheqë puçin kundër tij? Kush do ta pasojë atë? Diagnoza është e tmerrshme, sepse Beku ka mbetur në krye të partisë vetëm për shkak se nuk është gjetur një alternativë e përshtatshme. Mundësia e vetme është që ai vet të hedhë shaminë e bardhë, por ky nuk është stili i tij. Ky njeri ëshë për të të ardhur keq", mendon Rhein Zeitung.

Ndërsa "Wiesbadener Kurier" rikujton, se Beku me argumentin se kursi reformues i Shrëderit i dha tatëpjetën socialdemokratëve, i hapi rrugën majtistëve. Fjalën kryesore e ka tani krahu i sindikalistëve, me Andrea Nahles në krye. Që prej emrimit të Gezine Shvan (Gesine Schwan) si kandidate e socialdemokratëve për presidente, nuk ka fije dyshimi se socialdemokratët janë të gatshëm për koalicion edhe me majtistët, për të fituar pusthetitn", mendon komentatori i Wiesbadener Kurier, duke konstatuar se Kurt Bek nuk ka treguar deri tani aftësitë e duhura për të udhëhequr një parti.





  • Data 23.06.2008
  • Autor Cani, Bahri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EOdo
  • Data 23.06.2008
  • Autor Cani, Bahri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EOdo