1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kongresi i partisë ekologjike - Një gjerman me origjinë turke kandidat për kryetar partie

Në kongresin e tyre në Erfurt (14.-16.11.) të gjelbrit do të zgjedhin një kryesi e re. Kryetarja aktuale Claudia Roth kandidon sërish, kështu është vakant vetëm një post i ri, për të kandidon 42 vjeçari Cem Özdemir.

default

Eurodeputeti ekologjist Cem Özdemir

Të gjelbrit janë të njohur për qëndrim nganjëherë të ashpër ndaj personelit drejtues. Cem Özdemir e provoi vetë këtë, kur para disa javëve mori pergjigje negative nga dega e partisë në landin Baden Vyrtemberg (Baden-Würtemberg). Özdemir kandidoi për një vend të sigurtë në listën e kandidatëve për deputetë në parlament në zgjedhjet e 2009-ës dhe dështoi. Një goditje kjo për kandidatin 42 vjeçar, por që nuk e ka dobësuar atë, thotë kryetari i partisë akoma në detyrë Reinhard Bütikofer. “Ai do të ishte dobësuar, sikur ta kishte humbur toruan. Por duke mos e bërë këtë, tregon, se është i gatuar mirë, dhe i përshtatshëm për të drejtuar.”


Cem Özdemir u çudit, por nuk e tërhoqi kandidaturën. Fundja ai është anëtar i të gjelbërve që prej 25 vjetësh dhe e di se karakteristikë e të gjelbërve është ndarja e postit nga mandati. Postet partiake si kryetar partie dhe mandatet në parlamentet e landeve apo në atë federal duhet t´i ketë në raste shumë të veçanta në person i vetëm, me qëllim që askush të mos ketë shumë poste dhe shumë pushtet. Megjithatë baza e partisë duhet ta vlerësojë më shumë personelin drejtues, mendon Özdemir. “Mendoj se atë, që predikon, duhet edhe ta praktikosh. Këtu bëjnë pjesë edhe qëndrimi ndaj personave drejtues. Nuk dua që t´i trajtojnë me delikatesë, por që të sillen si duhet me ta dhe jo të bëjnë sikur janë kundërshtarët, apo dikush që duhet luftuar."


Të gjelbrit për pak do t´i kishin hequr vetes kandidatin kryesor, që kandidon për pasardhës të Reinhard Bütikoferit. Të gjithë kandidatët e tjerë të mundshëm janë larguar me kohë, kjo tregon se sa jo interesant si nga pagesa ashtu edhe nga personeli është qëndra e të gjelbërve në Berlin. Tani nuk e pengon më asgjë zgjedhjen e zdemirit, i cili do të ishte i pari politikan me origjinë turke dhe musliman në krye të një partie gjermane. Prindërit e Özdemirit erdhën në vitet 60-të nga Turqia në qytetin shvab Bard Urach. Ai e quan vetën "shvab anadollas". 1994 Özdemir ishte deputeti i parë me orgjinë turke. Atje ai u angazhua kryesisht në fushat e migracionit dhe të integrimit dhe fitoi prestigj edhe përtej partisë së tij. Në vitin 2002 dha dorëheqjen. Sot përfaqëson të gjelbrit në parlamentin evropian.


Sfida e parë e madhe për kryetarin e ri do të jetë fushata zgjedhore 2009. Detyrë jo e thjeshtë për partinë më të vogël opozitare. Ajo do të fitojë pikë me temat, të cilat ka kohë që nuk janë më "origjinale të të gjelbërve", si refuzimi i energjisë atomike, apo mbrojtja e klimës. Cem Özdemir, i cili bën pjesë tek krahu i të gjelbërve, që interesohen më shumë për politikën reale se sa për ideologjinë partiake, duhet të pranojë ashtu si paraardhësi i tij Renhard Bütikofer se do të jetë një kryetar pa vend në parlament, gjë që e kufizon ndikimin e tij. Kryesinë do ta ketë të bashku me Claudia Roth me orientim të majtë dhe me popullaritet dhe në zgjedhjet parlamentare nuk do të jetë kandidati kryesor, sepse për to janë parashikuar Renate Künast dhe Jürgen Trittin. Se sa mbështetje ka Özdemir në parti do të shihet të shtunën, kur të bëhet i ditur në kongres rezultati i votimit.




  • Data 14.11.2008
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FunJ
  • Data 14.11.2008
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FunJ