1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kongresi i CDU-s: Merkel rizgjidhet në postin e kryetares

Kancelarja gjermane Angela Merkel mori sërish besimin e kongresit të kristiandemokratëve. Merkel arriti të sigurojë 95 përqind të votave.

default

Kancelarja Angela Merkel buzëqesh pas rizgjedhjes si kryetare e unionit kristiandemokrat (CDU)

Fillimisht në 'Nordbayerischer Kurier' lidhur me këtë lexojmë:

"Se ajo mund të veprojö shpejt, kancelarja e dëshmoi me rastin e krizës financiare. Por kur është fjala për taksat Merkel ngurron dhe kjo nuk është për t´u habitur. Ajo dëshiron, që barutin e saj ta ruajö të thatë deri në fazën e nxehtë të fushatës elektorale. Në mes të vitit të krizës 2009 ajo do të dalö me premtime konkrete për lehtësime në tatime, të cilat do të hynin në fuqi pas zgjedhjeve. Kjo do të sillte me vete inkurajim të zgjedhësve dhe në vitin 2010 mund t'i japö një mbështetje shtesë konjunkturës", thuhet ndër të tjera në 'Nordbayerischer Kurier'.


Ndërkaq nga 'Stuttgarter Zeitung' po për të njëjtën temë shkëpusim:

"Dallimet e imöta akademike në mes të uljeve strukturore dhe të menjëhershme të taksave nuk arrijnë t'i kuptojnë shumë brenda Unionit Kristiandemokrat. Jashtë botës kristiandemokrate ato kuptohen edhe më pak. Me politikën e saj të taksave Merkel po manovron në Unionin Kristaindemokrat në një krizë besueshmërie. Pse diçka duhet të jetë e drejtë në një vit ndërsa e gabuar në fillim të një krize? Deficiti i besushmërisë së Unionit rritet edhe më shumë për shkak se partia e kancelares tani vendos, që të premtojö edhe njëherë saktë të njëjtën gjë, që e ka premtuar në zgjedhjet e fundit. Ndërkohë qytetarët e kanë përjetuar të kundërtën e asaj, që është premtuar. Andaj pse duhet t'i besojnë edhe njëherë premtimeve të njëjta, që nuk u përmbushën asnjëherë", thekson në numrin e saj të sotëm Stuttgarter Zeitung'.


Dhe në fund në 'Frankfurter Allgemeine Zeitung' lexojmë:

"Unioni Kristiandemokrat CDU nuk kishte zgjidhje tjetër... Kancelarja Merkel është ashtu si më parë lokomotiva e Unionit Kristiandemokrat këtë e dinë mirë Oetinger (Oettinger), Rytgers (Rüttgers), Koh (Koch) dhe Vulf (Wulff)... Megjithatë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare na ndajnë edhe dhjetë muaj dhe gjatë kësaj kohe mund të ndodhö shumëçka. Kancelarja nuk është e vetmja në Berlin, që ca barut të thatë e ka ruajtur për këtë gjysëmamëshimi politik", nënvizon 'Frankfurter Allgemeine Zeitung'.





  • Data 02.12.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G7av
  • Data 02.12.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G7av