1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kongresi i CDU-s: "Kriza botërore kërkon nga Unioni para së gjithash unitet"

Para fillimit të kongresit të partisë më të fuqishme aktualisht në Gjermani, asaj kristiandemokrate, CDU, të përditshmet gjermane trajtojnë qëndrimin e kancelares Merkel ndaj krizës financiare, pozicionin e CDU-s.

default

Kancelarja Merkel

"Der Tagespiegel": "Kancelarja dhe kryetarja e CDU-s momentalisht është rrethuar nga njerëz që ose i kërkojnë kurajo asaj, ose e akuzojnë për mungesë guximi. Si kancelare ajo do të bënte mirë të mos i lëshoje aq pe thirrjeve miliardëshe për kurajo falas, pavarësisht se nga vijnë, nga industria e makinave, shefi i Komisionit Evropian, apo Fridrih Merc (Friedrich Merz). Madje për vetë kryetaren e CDU-s, është më mirë të mos japë vetëm pozën e shpëtimtares, më pak se një vit para zgjedhjeve parlamentare, pasi asaj mund t'i dalë boja shumë shpejt."

"Express" e Këlnit e sheh pozicionin e kancelares Merkel në kuadër të krizës financiare: "Në Bruksel atë e quajnë ndërkohë "Madame No", gruaja që thotë gjithmonë jo. Jo ndaj kërkesave të Evopës për më shumë fonde gjermane për paketën e konjukturës së BE-së. Jo ndaj kërkesave në Gjermani për të liruar dorën për fonde të menjëhershme që do të ndikonin pozitivisht ne lehtësimin tatimor të qytetarëve dhe firmave. Madje vetë brenda CDU-s ka zëra dyshues nëse Merkel me politikën e saj të hapave të vegjël do të jetë në gjendje të menaxhojë pasojat në dukje dramatike të krizës financiare... Do të ishte mirë nëse kancelarja do të kishte më shumë guxim dhe në mes të krizës si Obama në SHBA të dalë me një "Yes we can"- në vend që të thotë gjithmonë JO me një mimikë të ngrysur."

Ndërsa "Volksstimme" në Magedburg analizon pozicionin e partisë kristiandemokrate, CDU para kongresit të saj. "Partia më e fuqishme në Gjermani duhet të përballet në Shtutgart me sfida, të cilat Republika federale nuk i ka parë ndonjëherë në këto përmasa. Kriza botërore kërkon nga Unioni para së gjithash unitet. Kjo vlen si për vitin e zgjedhjeve 2009 ashtu edhe për tentimin majtas të shoqërisë..."




  • Data 01.12.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G6SQ
  • Data 01.12.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G6SQ