1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kongreset e SPD-së dhe FDP-së në Gjermani

Në fundjavë partia socialdemokrate dhe ajo liberale zhvilluan kongreset e tyre. Analistët i kushtojnë vëmdendje orientimit socialdmeokratëve, që për t´u distancuar nga partia e majtë, sinjalizuan prefercën për liberalët

default

Gazeta "Leipziger Volkszeitung" komenton: "Nga dueli në distancë prej Bavarisë në fundjavë liberalët dolën fitues. Ndërsa kryetari i socialdemokratëve Kurt Beck në Nyrnberg përpiqej të shuante dëshpërimin e fundit prej debatit të nxehtë mbi bashkëpunimin me të majtën duke lënë të nënkuptohet suksesin prej një bashkëpunimi socialdemokrat-liberal, në Mynih kreu i liberalëve Westerwelle pa iu trembur syri këmbënguli me forcë në kursin e partisë së vet. Sipas tij kushdo që ka gjetur rehat duke përfituar nga rrjeti i sigurimeve sociale të shtetit do ta ketë vështirë me liberalët. Liberalët ofrojnë alternativë për ata që me punën e tyre çdo ditë i forcojnë sistemet e sigurimit e megjithatë u mbeten gjithnjë e më pak para në kuletë. Më shumë neto për të gjithë ëhstë motoja e liberalëve, që në thelb prek nervin e shumë qytetarëve."


E përditshmja "Frankfurter Neue Presse" shkruan: "Sinjalet në drejtim të qendrës dhe të liberalëve, që dolën nga kongresi i së ardhmes së socialdmeokratëve, lënë të nënkuptohet se kemi të bëjmë edhe me një vendim të mundshëm paraprak lidhur me kandidatin për kancelar në favor të ministrit të jashtëm Steinmeier. Ai e pat thënë, përpara se të kandidojë, duhet të jetë i qartë drejtimi programatik që do të ndjekë partia socialdemokrate. Por nuk janë vetëm liberalët ata që kanë dyshime ndaj të tilla sinjaleve duke i injoruar tani për tani socialdmeokratët. E një gjë e tillë është e vetëkuptueshme. Madje nuk duket aspak bindëse që pasi socialdemokratët për muaj të tërë sinjalizonin majtas, papritur tani flasin sërish për qendrën."


Një citat nga komenti i "Frankfurter Allgemeine Zeitung": "Liberalët një koalicion të mundshëm me socialdmeokratët mund ta argumentojnë me synimin për të mbajtur larg pushtetit partinë e majtë. Por një gjë e tillë presupozon që edhe socialdemokratët të preferojnë më shumë liberalët, pavarësisht se në shumë pika ata përputhen më tepër më partinë e majtë. Për një kohë të gjatë kjo ishte kritika në adresë të kryetarit të socialdemokratëve Beck. Por nën presionin e krahut të majtë të partisë ai u detyrua ta tolerojë animin tek të majtët, duke pasur parasysh zgjedhjet presidenciale. Të shtunën Beck i nervozuar theksoi në kongres, se është përbetuar treqind herë dhe se është vendim i kryesisë së partisë, që nuk do të ketë bashkëpunim me të majtët në nivel federate. Ky është fati i një kryetari të dobësuar partie. Edhe në Nyrnberg atij iu desh të ritheksojë përbetimin e tij, por vetëm i nisur nga këndvështrimi aktual."



  • Data 01.06.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EAqu
  • Data 01.06.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EAqu