1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Konfuzion në veri të Kosovës

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u zhvilluan në atmosferën e dhunës dhe kërcënimeve. Kundërshtarët e zgjedhjeve shpallën suksesin e bojkotit, në Beograd vlerësohet se një gjë e tillë komplikon situatën e serbëve.

Kjo mund të pritej që gjatë zgjedhjeve në veriun e Kosovës mund të kishte konfrontime politike dhe fizike, sepse fushata bojkotuese ka qenë intensive dhe e gjatë, thotë për DW gazetari i Politikës, Boshko Jakshic. Autoritetet e Beogradit nuk kanë patur mënyra efektive për të kundërshtuar një gjë të tillë, thotë Jakshic:

"Pra, edhe një herë del në pah, se përshkrimi më i mirë i situatës së serbëve në veri është konfuzioni. Pas një politikë, që ështe ndjekur për dekada të tëra, kur ata janë nxitur që të mos dalin në zgjedhje, tani konstatohet se nuk është e lehtë për t'i motivuar që të votojnë. Dhe ajo, që ka zgjatur dekada nuk mund të ndryshohet për dy ose tre muaj. Kësaj i shtohen edhe bllokadat nga Prishtina, kështu çdo gjë që ka ndodhur, dhe rezultati i votimeve nuk është ndonjë surprizë e madhe."

Beogradi nuk është fajtor?

Gewalt´/ Kommunalwahl - Kosovo

Pamje nga situata në veri të Kosovës. 03.11.2013

Pasi filluan të mbërrijnë lajmet e para për incidentet në qendrat e votimit në Kosovë, në Beograd ka filluar të vrarët e mendjes se kush është përgjegjës për gjithçka, që po ndodh atje. Pretendohet se fajtorë për incidentet janë organizatat e djathta, disa parti politike, si Partia Demokratike e Serbisë (DSS), dhe gjithçka që ka ndodhur vlerësohet si dhunë e organizuar mirë dhe me paramendim. Autoritetet e Beogradit pretendojnë se do të kërkojnë llogari nga shkaktarët e turbullirave. Megjithatë pyetja, që tani shtrohet, është, nëse disa nga drejtuesit në Beograd do të mbajnë përgjegjësinë për çdo gjë, që ka ndodhur në veri të Kosovës. Boshko Jakshic thotë se kjo tani do të varet nga fakti, se si Brukseli dhe bashkësia ndërkombëtare do të interpretojnë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë: "Me të vërtetë është e vështirë të imagjinohet, se si Beogradi materialisht dhe fizikisht ka qenë në gjendje të parandalojë një situatë të tillë fatkeqe. Nëse ju shikoni në deklaratat e liderëve të Bashkimit Evropian, që kanë qenë shumë lavdëruese, se si Beogradi bën gjithçka për të siguruar zgjedhje të lira me pjesëmarrje maksimale të votuesve, nuk pres që Beogradi të jetë i rënduar, apo të mbajë fajin për këto zhvillime."

Konfuzion politik nga Beogradi

Konfuzionit politik në veri të Kosovës pa dyshim që i kanë ndihmuar edhe sinjalet konfuze, që kanë ardhur nga Beogradi. Të kujtojmë se kundër marrëveshjes së Brukselit ka qenë dikur edhe ministri aktual për Kosovën, Aleksandar Vulin, por edhe Krstimir Pantić, kandidati i tanishëm për kryetar të Mitrovicës, të cilët u gjenden tani në rolin e promotorëve të zgjedhjeve. Jelena Miliç, drejtore e qendrës për studime euroatlantike, thotë se në bazë të të gjitha këtyre nuk mund të thuhet se një zhvillim i tillë i ngjarjeve nuk i është përshtatur edhe autoriteteve serbe: "Kështu që unë nuk jam e sigurtë, nëse ende nuk ekziston një krah i pushtetit, qoftë në pjesën politike, apo në sektorin e sigurisë, që nuk ka qenë aspak të kënaqur me marrëveshjen e Brukselit, e as me faktin se në Kosovë, veçanërisht në veri, të zhvillohen zgjedhjet lokale, që do të jepnin një lloj legjitimiteti për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

"Kjo do të thotë se qeveria serbe ka një politikë zyrtare, dhe kjo është se ajo do të jetë servile ndaj BE-së për shkak të krizës së rëndë financiare, e nga ana tjetër luan lojën e saj të fshehtë, e cila është vazhdim i politikës së vjetër, që veriu i Kosovës dhe Republika Srpska t'i afrohen sa më shumë Serbisë."

Podiumdiskussion in Belgrad

Jelma Miliç

Retorikë e gabuar

Jelena Miliç gjithashtu tërheq vëmendjen për faktin se retorika e autoriteteve serbe në Beograd ishte krejtësisht në kundërshtim me frymën e marrëveshjes së Brukselit. Është me të vërtetë keq që autoritetet serbe përdorin frazën 'serbët e Thaçit' si motivim për daljen në votime, thotë Miliç:

"Pra, retorika dhe argumentet, me të cilat është bërë thirrje për zgjedhje, që të fitohet dhe të mos lejohet të vijë 'pushteti shqiptar', që të ruhen serbët, që kjo ështe e vetmja mënyrë për të mbijetuar, kjo e gjitha është absolutisht kundër marrëveshjes së Brukselit Marrëveshja, dhe ajo që është veçanërisht shqetësuese është mungesa e reagimit të komunitetit ndërkombëtar perëndimor ndaj një fushatë e tillë, që është kryer. "

Tani mund të ndodhë që autoritetet serbe ta shfrytëzojnë këtë si justifikim për moszbatimin e marrëveshjes së Brukselit, thotë Jelena Miliç. Ata tani kanë një alibi, dhe ajo është fare e pranueshme, që këto zgjedhje të shpallen jolegjitime. Kjo në praktikë do të thotë, të tregojnë se kanë treguar gatishmëri për të zbatuar marrëveshjen, por për të thjesht nuk ekzistojnë kushtet, thotë Jelena Miliç.

Pozita e serbëve në veri të Kosovës sigurisht që do të komplikohet edhe më tej, thotë Jelena Miliç. Serbët në jug të lumit Ibër, do të jetë tani në një pozitë disi më të mirë, por ata kanë patur kushte më të mira për pavarësinë e tyre politike. Është e qartë se ata kanë interesat e veta si politike ashtu edhe financiare të lidhura jo vetëm me zgjedhjet lokale, por edhe për koalicionin e ardhshëm për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, thotë Jelena Miliç.