1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Konfuzion në bisedimet e Kosovës dhe Serbisë për kufirin

Konfuzion kanë sjellë serbët dhe shqiptarët në Bruksel për marrëveshjen e kufirit. Pas bisedimeve disaditore Prishtina njoftoi se është arritur marrëveshje, kurse Beogradi e hodhi poshtë këtë njoftim.

Kosovë- Serbien, Nato në kufi

Kosovë- Serbien, Nato në kufi

Që prej tre ditësh serbet dhe shqitarët e Kosovës janë duke zhvilluar pa ndërprerë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së, për të rënë dakord kush do të kontrollojë në të ardhmen kufirin midis Serbisë dhe Kosovës. Të premten në mbrëmje (02.12.2012) u arrit një rezultat. Ndërmjetësuesi i BE-së Robert Cooper bëri të ditur se është rënë dakord, që pikat e diskutueshme të kufirit të administrohen në të ardhmen së bashku. .

Pak më vonë, përfaqësuesi serb në bisedimet e Brukselit, Borislav Stefanovic i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug: "Megjithë përpjekjet e bëra nuk është arritur ende marrëveshje." Megjithatë ai është i gatshëm, të vazhdojë bisedimet ditën e shtunë.

BE mbetet prezente

Sipas të dhënave të drejtueses shqiptare të delegacionit që merr pjesë në bisedime, Edita Tahiri, është rënë dakord që policia e BE-së dhe misioni EULEX të vëzhgojnë respektimin e kompromisit. Prej muajsh veriu i Kosovës është kthyer në arenë armiqësish midis shqiptarëve të Kosovës dhe pakicës serbe, që jeton sot në territoret kosovare. Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, i cili si provincë jugore ka qenë më parë pjesë e Begradit, dhe nuk pranon që në pikat kufitare të vendosen postat e kontrollit kufitar midis dy shteteve.

Barrikada serbe në Kosovën veriore

Barrikada serbe në Kosovën veriore

Borko Stefanovic, përfaqësuesi serb në bisedimet e Brukselit

Borko Stefanovic, përfaqësuesi serb në bisedimet e Brukselit

"Serbia nuk plotëson ende kushtet për BE"

Grindja për kufirin ndikon në bisedimet për pranimin e mundshëm të Serbisë në Bashkimit Evropian. Javën e ardhshme, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, duhet të bien dakord nëse Beogradi do të marrë statusin e vendit kandidat për tu pranuar. Kusht paraprak është zgjdhja e konfliktit të vazhdueshëm me Kosovën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, bëri të qartë ditën e premte në fjalimin e mbajtur para parlamentit, se "Serbia nuk ka plotësuar ende kushtet që të njihet nga BE zyrtarisht si kandidat për tu pranuar. Ajo e argumentoi qëndrimin e saj me dhunën e fundit të ushtruar kundër ushtarëve të NATO-s në kufi. Serbia nuk përmbush ende në mënyrë adekuate shpresat e BE-së. Në kriteret e zgjerimit të BE-së bëjnë pjesë fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal, tha Merkel në deklaratën qeveritare të lëshuar para takimit të nivelit të lartë të BE-së që pritet të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.

Ditën e hënë, serbët e Kosovës qëlluan me gurë, shushe dhe lëndë shpërthyese ushtarët e NATO-s që bëjnë pjesë në trupën KFOR në Kosovë, kur ata donin të largonin një bllokadë në rrugë. Rreth 50 ushtarë u plagosën.

Edita Tahiri,drejtuesja shqiptare të delegacionit që merr pjesë në bisedime

Edita Tahiri,drejtuesja shqiptare të delegacionit që merr pjesë në bisedime

Autor: Sabine Faber / Aida Cama

Redaktoi: Elianca Xhani

DW.COM