1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konflikti sirian mbizotëron bisedimet e G20 në St Petersburg.

Temat ekonomike ishin në axhendë të ditës së parë të takimit të G20 në St Petersburg.

SAINT PETERSBURG - SEPTEMBER 05: In this handout image provided by Host Photo Agency, heads of state and international organizations attend the first working meeting of the G20 summit on September 5, 2013 in St. Petersburg, Russia. The G20 summit is expected to be dominated by the issue of military action in Syria while issues surrounding the global economy, including tax avoidance by multinationals, will also be discussed duing the two-day summit. (Photo by Ramil Sitdikov/Host Photo Agency via Getty Images)

G20 Gipfel Russland Sankt Petersburg

Presidenti rus Vladimir Putin do që në samitin në qytetin e tij të lindjes Shën Petersburg prioritet t'u vihet çështjeve ekonomike, për shembull, zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë, një plan veprimi G20 për rritjen ekonomike dhe vende pune ose masa kundër evazionit fiskal. Por zhvillimet dramatike në konfliktin sirian kërkojnë tani përgjigje për pyetjen a do të ketë një zgjidhje politike apo një ndërhyrje ushtarake? Frontet janë ngurtësuar, sidomos midis Putinit dhe presidentit amerikan Barak Obama, por edhe pozicionet e tjera janë shumë larg. Shpresa për të gjetur këtu në Shën Petersburg, një zgjidhje është e papërfillshme.

Ministrat e jashtëm të vendeve të G20 janë po ashtu në Shën Petersburg, hera e parë kjo në rrethin e G20, dhe gjithashtu edhe i dërguari i posaçëm i OKB për Sirinë, Lakhdar Brahimi. Një arsye që të supozojmë se në dhomat e pasme të Palltit Konstandin, ku zhvillohet takimi i G20 pop zhvillohen edhe negociata diplomatike.

Shpresa të pakëta

Kancelarja gjermane Angela Merkel sheh vetëm një dritëz të vogël shprese, siç tha pas mbërritjes së saj në Shën Petersburg. Gjermania do të kontribuojnë në kuadër të burimeve të saj të kufizuara", që veçanërisht procesi politik të ketë një shans, madje qoftë dhe vetëm një të vogël".

Skepticizmi duket me vend, sepse edhe përshëndetja Putin dhe presidentit amerikan Barak Obama qe shumë e ftohtë dhe lë pak hapësirë për shpresa se qëndrimet e tyre në Shën Petersburg janë përafruar.

Miratohet plani i veprimit

Më shumë marrëveshje ka në çështjet ekonomike. Kështu, G20 miratoi në seancën e saj të parë një plan veprimi për rritjen e qëndrueshme dhe punësimin. Gjithashtu, financat publike duhet të rehabilitohen, megjithatë, nuk pati specifikime. Po ashtu do të shtohen kontrollet ndaj evazionit fiskal dhe fondeve por vendime konkrete nuk ka ende.

Edhe situata ekonomike e vendeve në zhvillim po diskutohet, sepse njoftimi nga ana e Bankës Federale të SHBA, se së shpejti do t'i japë fund politikës së parave të lira ka çuar në një rrjedhje masive të kapitalit. Në këtë samit do të jetë patjetër në fokus situata ekonomike e vendeve në zhvillim dhe do të luajë një rol shumë më të spikatur se kriza e euros, tha Merkel.

Bilanc i vakët zhvillimi

Në G20 po diksutohet edhe për arritjeve e masave që nga Samiti i Seulit në vitin 2010 - dhe për strategjitë e ardhshme ("Development Outlook"). Nga perspektiva e Jorn Kalinski nga organizata jo-qeveritare Oxfam, bilanci është i vakët. "G20 është shumë e zënë për të dhënë tendera për raporte, studime apo analiza dhe pasi i merr u heq vizën, pra u krye. Por ajo duhet të shtrojë pyetjen: "Çfarë ndodh në të vërtetë në realitet?" Sepse përgatitja e një raporti nuk mund të jetë qëllimi.

Marvin Meier nga Fondi World Vision bën një vlerësim pak më optimist të situatës. "Vitet e fundit ka pasur përmirësime. P.sh. mortaliteti foshnjor ka rënë, pra ka ende shpresa."

Në ditën e dytë të samitit do të ketë fillimisht shumë bisedime bilaterale për programin. Po ashtu është planifikuar dhe një takim me biznesin dhe përfaqësuesit e sindikatave. Në një seancë tjetër pune do të diskutohen përsëri çështje ekonomike, Samiti përfundon të premten pasdite, saktësisht 24 orë pas hapjes zyrtare.