1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Konflikti Serbi-UNMIK lidhur me kuvendet komunale në komunat serbe

Ministri serb për Kosovën në qeverinë serbe, Sllobodan Samarxhiq, deklaron në Kosovë se komisioni zgjedhor republikan i ka dhënë udhëzimet për formimin e kuvendeve komunale serbe në Kosovë, pas zgjedhjeve të 11 Majit.

default

UNMIK-u

Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq, ka thënë se në vendbanimet serbe shumë shpejtë do të konstituohen kuvendet komunale në bazë të rezultateve të zgjedhjeve lokale serbe që u zhvilluan me 11 maj edhe në Kosovë. Samarxhiq, gjatë një vizitë në Gracanicë jo larg Prishtinës, ka thënë se komisioni zgjedhor republikan tashmë ka dhënë udhëzimet e caktuara për formimin e kuvendeve komunale në Kosovë. Sipas tij, kjo është shumë e rëndësishme sepse me autoritetet lokale në Kosovë, Serbia mund të kryejë funksionet e saj në mënyrë legjitime.

Serbischer Minister für den Kosovo Slobodan Samardzic

Sllobodan Samarxhiq

Reagimi i UNMIK-ut

Nga ana e tyre zyrtarët e UNMIK-ut shprehen se rezultatet e zgjedhjeve lokale të Serbisë që u zhvilluan në Kosovë janë jolegjitime dhe se UNMIK-u, nuk do të bashkëpunojë me zyrtarët serb, të cilët nuk njohin UNMIK-un. Shefi i UNMIK-ut me një rregullore të posaçme u ka zgjatur mandatin përfaqësuesve të mëhershëm serb nëpër komunat e tyre deri më 15 qershor. Nga administrata e Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se ende nuk ka qartësi për situatën pas datës 15 qeshor.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Rusell Geekie mbi këtë deklaron: "Tash për tash, vetëm të emëruarit nga shefi i UNMIK-ut janë përfaqësues legjitim në komuna dhe kjo është diçka në të cilën UNMIK-u është duke punuar. Në kohën e duhur do të marrim vendimin se me çfarë hapash do të shkohet tutje."

Reagimi i autoriteteve të Prishtinës

Prime Minister Hashim Thaci

Hashim Thaçi

Autoritetet në Prishtinë, thonë se pretendimet e Serbisë që nëpërmes komunave të administrojë në Kosovë janë të kota, sepse realiteti këtu sipas tyre, është krejtësisht ndryshe. Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës e bën të qartë se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të ndara. Thaçi: "Në të ardhmen e afërt ne pretendojmë që me Serbinë të kemi raporte të mira fqinjësore. Ne respektojmë dyshtetësinë për serbët e Kosovës, mirëpo, Kosova ka institucionet e saja multietnike dhe serbët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë më keto institucione."

Me 15 qeshor hyn në fuqi kushtetuta e Kosovës. Menjëherë do të fillojë edhe procesi i decentralizimit ku shumë pika të tij kanë të bëjnë me vedbanimet serbe. Plani u jep komunave serbe shumë kompetenca, mirëpo pavarësisht kësaj, serbet nuk e pranojnë atë. Në këtë kuadër, analistët parashohin probleme shumë të mëdha me vendabimet serbe që për rrjedhojë, institucionet e Kosovës sipas tyre, vështirë se do të mund të shtrijnë autoritetin e tyre në këto vendbanime pas datës 15 qeshor.

  • Data 26.05.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6HG
  • Data 26.05.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6HG