1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konflikti për ujin në Lindjen e Mesme

Sa ujë ka në dispozicion në ditë një palestinez? Përgjigjia për pyetjen e presidentin të Parlamentit Evropian Schulz nuk është e lehtë.

Gjatë këtij dimri në Izrael dhe në Bregun Perëndimor të lumit Jordan ka rënë rreth katër herë. Niveli i ujit të liqenit të Nazaretit aktualisht është 15 centimetra, kurse vitin e kaluar në njëjtën periudhë ishte rreth dy metra. I gjithë rajoni është duke pritur që të bierë shi. Shi në këtë zonë bie vetëm në muajt nëntor-prill dhe mbush burimet, lumenjtë dhe rezervuarët ujit për pjesën tjetër të vitit.

Përveç të gjitha çështjeve të tjera kontradiktore në Lindjen e Mesme, edhe uji është një çështje me rëndësi të veçantë politike - sepse rezervat e ujit janë shumë të pakta dhe ato duhen ndarë në mes shtatë milionë izraelitëve, rreth dy milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe rreth një milionë në Rripin e Gazës.

Ky dimër ka qenë deri më tani bie shi në Izrael dhe në Bregun Perëndimor rreth katër herë. Niveli i ujit të liqenit Kinneret aktualisht është 15 centimetra. Vitin e kaluar ajo ishte rreth të njëjtën kohë dy metra të lartë. I gjithë rajoni është duke pritur për shi, që vetëm në muajt nëntor-prill dhe bie ndonjëherë mbush burimet, lumenjtë dhe ruajtjen e ujit për pjesën tjetër të vitit me ujë shumë të nevojshme.

Përveç të gjitha çështjet e tjera në Lindjen e Mesme në veçanti, uji është çështje politike - sepse ajo në thelb është shumë e vogël dhe ajo gjithashtu duhet të jetë i ndarë në mes shtat milionësh izraelitëve, rreth dy milionë palestinezët në Bregun Perëndimor dhe përsëri rreth një milion në Rripin e Gazës. Kjo u duk edhe në diskutimet në lidhje me vizitën Presidentit të Parlamentit të BE-së Martin Schulz në Izrael, i cili shtroi pyetjen, se përse izraelitët kanë të drejtë të përdorin 70 litra ujë në ditë dhe palestinezët vetëm 17.

Ndotje dhe mungesë infrastrukture në Bregun Perëndimor

Po me ç'gjuhë flasin faktet? Para së gjithash, duhet theksuar se furnizimi me ujë është vetëm në duart e qeverisë izraelite.

Liqeni i Nazaretit apo Galilesë

Liqeni i Nazaretit

Kjo lidhet kryesisht me arsye gjeografike: rezervuarë të mëdhej të ujit si Liqeni i Nazaretit apo Galilesë janë në territorin izraelit. Për dekada me radhë sipas ambientalistëve prej këtu merret shumë ujë. Si rezultat Lumi Jordan, që ushqet nga liqeni nga Lartësitë Golan kthehet, në një rrjedhë dhe për fshatrat në Bregun Perëndimor nuk mbetet shumë ujë. Po ashtu palestinezëve u është e ndaluar të hapin puse të reja me vullnetin e tyre. Për këtë shkak gjithnjë e e më shumë bujq në jug të Bregut Perëndimor e kanë të pamundur ekzistencën.

Problematike janë edhe të dhënat se sa litra ujë në ditë kanë në dispozicion izraelitët dhe palestinezët, sepse të dhënat janë shumë të ndryshme në varësi të burimit. Sipas Shërbimit izraelit të Furnizimit me Ujë Izraelit i vë në dispozicion popullsisë palestineze në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës 52 milionë metra kub ujë në vit - pra më shumë se sa parashikohet në Marrëveshjet e Oslos 1995. Por një pjesë e ujit humbet për shkak se në territoret palestineze sistemi i furnizimit me ujë është i vjetëruar.

Përfaqësuesit e OJQ-ve thonë ser ndërsa palestinezët harxhojnë rreth 73 litra ujë në ditë, në Izrael kjo sasi është mes 211 dhe 242 litra. Në shumë familje në jug të Bregut Perëndimor për shkak të mungesës së infrastrukturës arrihet as sasia minimale prej 100 litrash e rekomanduar nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Cirk politik

Sipas OJQ-së "Foeme" shifrat që prezantoi Martin Schulz nuk janë të sakta, por e saktë është që izraelitët harxhojnë katë herë më tepër ujë se palestinezët. Megjithatë mosmarrëveshjet mbi shifrat nuk i sjellin askujt asgjë, mendon Gideon Bromberg drejtues i OJQ-së. "Është turp që diçka që është aq e rëndësishme për njerëzit ka degjeneruar në një cirk politik." Në vend që uji dhe mbrojtja e tij të përdoren si "pengje politikë", kjo është një çështje ku duhet vepruar. Pra, duhet një master-plan i ardhshëm për paqen duhet të përmbajë edhe një klauzolë të tillë që u mundëson palestinezëve "qasje të barabartë tek burimet ujore. Nga ana tjetër duhet që sa më shpejt t'u jepet fund ndotjes së mëtejshme dhe shpërdorimit të ujit në rajon." Për këtë nuk mbetet shumë kohë, paralajmëron Bromberg.