Konflikti për gazin vazhdon - BE duhet të sforcohet më tepër për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme | Evropa | DW | 12.01.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Konflikti për gazin vazhdon - BE duhet të sforcohet më tepër për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme

Presidenti i Rusisë, Medvedjev tha të dielën në mbrëmje në televizionin rus se marrëveshja për gazin, e negociuar nga BE midis Rusisë e Ukrainës nuk ka vlerë. Putin e quajti atë të papranueshme. BE ftohet për bisedime.

default

Opinion, Artikelbild, englisches Programm

Presidenca ende e re çeke e BE arriti një sukses të parë: në bazë të një marrëveshje të negociuar, gazi rus pritej që për pak ditë të rridhte prapë në Evropën që vuan nga të ftohtët. Kjo do të gëzonte shumë njerëz - para së gjithash në Evropën Juglindore, të cilët i shqetësoi shumë seriozisht ditët e fundit konflikti ruso-ukrainas i gazit. Ky ishte lajmi i mirë.

Lajmi i keq është se kjo marrëveshje u quajt papritur e pavlefshme të dielën në mbrëmje nga Rusia. Është herët të thuhet se mosmarrëveshjet midis Moskës dhe Kievit kanë marrë fund. Sepse kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar tashmë se Rusia do ta ndërpresë sërish furnizimin me gaz, në qoftë se Ukraina do të devijojë sërish gaz nga gazi tranzit për konsumin e vet.

Pasiguria e furnizimit të Evropës me gaz

Por nuk është vetëm kritika ruse, për vjedhjen e supozuar të gazit nga ana e Ukrainës, kritikë e cila mund të verifikohet të paktën përmes pranisë së Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit - ajo që e bën edhe në të ardhmen të pasigurtë furnizimin e Evropës me gaz rus. Ky furnizim është përkundrazi i rrezikuar më tepër nga fakti, që nuk është zgjidhur ende konflikti fillestar midis Ukrainës dhe Rusisë për çmimin e gazit, për shpenzimet e tranzitit si dhe për borxhet e supozuara ukrainase për gaz rus tashmë të lëvruar.

Si duhet të veprojë BE në këto kushte?

Marrëveshja tranzit ishte në këto rrethana vetëm një pauzë në konfliktin ruso-ukrainas për gazin dhe BE duhet të bëjë tani më tepër, për të mundësuar një zgjidhje të mosmarrëveshjes.

Në radhë të parë, BE duhet të pranojë, se vetëm duket qenë vërtet i bashkuar do të arrijë që t'i zërë vend fjala. Aksionet e izoluara nacionale për të siguruar furnizimin me energji duhet të marrin fund. Njerëzit që vuajnë nga i ftohti në Evropën Juglindore ishin paralajmërimi i fundit për të gjithë Evropën, se ku çon një varësi shumë e madhe nga një ofrues. Kjo aq më tepër kur vuajnë nga të ftohtët edhe shtete si Hungaria dhe Serbia, të cilat kohët e fundit janë treguar shumë të bindura ndaj interesave ruse të biznesit në sektorin energjitik.

Së dyti, si adresat i gazit rus, BE duhet t'i bëjë të qartë Moskës dhe Kievit, që të përfshihet të paktën si vëzhgues në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë. Të dyja palët i luajtën në kurriz të Evropës lojërat e tyre politike dhe financiare. Me këtë ato humbën shumë besim në Evropë.

Së treti, nga ky shkak BE duhet të synojë në negociata që të krijojë struktura transparente dhe të qarta në tranzitin e gazit. Për kryeministrinn çek Topolanek dhe presidencën e radhës të BE të drejtuar prej tij mbetet pra ende shumë për të bërë.

Ingo Mannteufel

Ingo Mannteufel


  • Data 12.01.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GWPr
  • Data 12.01.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GWPr