1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Konflikti në Ukrainë - Rrezikohet takimi i Gjenevës?

Para takimit të Gjenevës të enjten, shtohen kritikat ndaj Moskës. Gjermania kërkon hapa konkretë nga Rusia për çtensionimin e situatës në Lindje të Ukrainës.

Gjendja aktuale në Ukrainë ka gjasa të rrezikojë bisedimet katërpalëshe të Gjenevës, ku të enjten do të takohen për herë të parë përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë, Bashkimit Europian e SHBA-së. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka kërkuar nga qeveria në Ukrainë që të mos ndërmarrë veprime të dhunshme kundër aktivistëve prorusë në Lindje të vendit. Një procedim i tillë do t'i rrezikonte bisedimet katërpalëshe në Gjenevë, ka thënë Lavrov gjatë një vizite në Pekin. Në qytetin lindor ukrainas, Kramatorsk, separatistët pro-rusë janë tërhequr nga komisariati i policisë në qytet, kjo sipas të dhënave të policisë ukrainase.

Rusia të distancohet nga destabilizimi i Ukrainës

Por para takimit të Gjenevës të planifikuar për të enjten, janë shtuar zërat që kërkojnë nga Rusia çtensionimin e situatës në Lindje të Ukrainës. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka kërkuar nga Moska shenja konkrete për mosshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Ukrainë. Europa pret nga Rusia, që të përpiqet me të gjitha mundësitë, për t'u distancuar nga një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës në Ukrainë, tha von der Leyen, para takimit të Ministrave të Mbrojtjes në Luksemburg. Para bisedimeve të Gjenevës kërkohet maturi, ka kërkuar von der Leyen.

Sergej Lavrov

Sergej Lavrov

Edhe ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel është shprehur, se Moska e ka në dorë tani të tregojë se distancohet qartë nga përshkallëzimet e situatës në Ukrainë, duke ndërmarrë edhe hapa konkretë për çtensionimin e gjendjes atje, për t'i lehtësuar bisedimet katërpalëshe që pritet të zhvillohen të enjten (17.04.2014) në Gjenevë. Kështu do të mënjanoheshin edhe sanksionet e ardhshme, tha Gabriel. Askush nuk i do sanksionet, por "Gjermania nuk ka frikë të përballet me intensifikimin e tyre", ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë.