1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konflikti në Kaukaz - Mendohet të ketë mijra të vrarë në Osetinë Jugore

Gjeorgjia dhe Rusia janë duke shkuar drejt luftës për Osetinë Jugore. Gjeorgjia do të tërheqë nga Iraku 1000 ushtarët që bëjnë pjesë në trupën e elitës. Gjendja në rajonin e krizës është e paqartë

Tank rus

Tank rus

Dita e parë e luftës në Osetinë Jugore mbaroi. Bilanci i saj, që bëhet nga televizioni shtetëror rus është i tmerrshëm. Ofensiva gjeorgjiane ka kërkuar jetën e 1400 vetëve, thotë Kokojty, presidenti i Republikës së panjohur të Osetisë Jugore. Qindra vetë janë plagosur.

Presidenti rus Medvedev ka mbledhur K�illin e Siguris�8 gusht 2008

Presidenti rus Medvedev ka mbledhur K�illin e Siguris�8 gusht 2008

Pamjet që kanë xhiruar ata pak kameramanë që kanë qenë në Çinvali tregojnë për shkatërrimet, shtëpi të bombarduara, tanke, operacione emergjence nëpër bodrume. Ata që kanë mundur të largohen janë plot dëshpërim: "Ata kanë bombarduar spitalin. Ne nuk kemi asnjë kontakt me botën e jashtme. Nuk kemi asgjë. Presim orë të tëra në bodrume dhe nuk dimë cfarë të bëjmë."

Presidenti gjeorg Mikhail Saakashvili - Tbilisi, Gjeorgi, 8 gusht 2008

Presidenti gjeorg Mikhail Saakashvili - Tbilisi, Gjeorgi, 8 gusht 2008

Kush e ka kontrollin mbi qytet nuk dihet. Ushtarakët gjeorgjianë dhe ata rusë pretendojnë ta kenë ata. Gjatë natës janë dëgjuar herë pas herë të shtëna dhe shpërthime.

Marrshimi i ushtrisë së 58 -të ruse të premen mbasdite, bllokoi gjeorgjianët që kishin filluar një ofensivë të madhe një natë më parë. Presidenti rus, Dmitri Medvedev kishte deklaruar më parë në një fjalim në televizion se do të merren masat e duhura. Kushtetuta ruse kërkon mbrojtjen e qytetarëve të saj. Shumica e oseto-jugorëve kanë pasaportë ruse: " Unë jam i detyruar të mbroj jetën dhe dinjitetin e qytetarëve rusë -kudo ku ata gjenden. ne nuk mund të lejojmë që vrasjet e bashkëqytetarëve tanë të mbeten pa u ndëshkuar. Fajtorët do marrin dënimin e merituar."

Rezervistë duke shkuar në luftë, Gori- Çinvali 9 gusht 2008

Rezervistë duke shkuar në luftë, Gori- Çinvali 9 gusht 2008

Sipas të dhënave ruse, bombardues rusë sulmuan ë premten pasditë, një bazë ushtarake në Tiflis dhe bombarduan qytetin Gori, i cili nuk ndodhet larg nga kufiri gjeorgo-osetojugor.

Presidenti gjeorg Saakashvili i bëri thirrje SHBA-ve për mbështetje. Lufta këtu bëhet edhe për vlerat amerikane. Rusia bën luftë kundër Gjeorgjisë. Qeveria gjeorgjiane është vënë ndërkohë në lëvizje. Ajo ka urdhëruar tërheqjen nga Iraku të 1 000 ushtarëve të elitës.

Grua duke qarë- Osetia Jugore

Grua duke qarë- Osetia Jugore

Ministri i jashtëm rus, e quan Gjeorgjinë agresor: "Ata bombarduan me qëllim një konvoi ndihme ruse. Ne kemi dëgjuar se në disa fshatra ka patur spastrime etnike. Njerëzit i ka zënë paniku, numri i refugjatëve që përpiqen të dërgojnë në siguri fëmijët e tyre është në rritje. Kjo është një katastrofë humanitare."

Raketa gjeorgjiane duke goditur Osetinë Jugore

Raketa gjeorgjiane duke goditur Osetinë Jugore

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është takuar sërish në një takim urgjencë. Kësaj here ai është thirrur prej Gjeorgjisë, e cila e vlerëson marrshimin e trupave ruse, që nuk janë pjesë e trupës paqësore, si kërcënim të sovranitetit të vendit.

Komentatroët rusë e vlerësojnë këtë hap si manovër të Gjeorgjisë, e cila do të bënte gjithshka për ta futur në darë Rusinë. Prandaj Gjeorgjia harron ofensivën e madhe që filloi në kohën kur filluan lojrat olimpike. Kakukazin e kërcënon shpërthimi i luftës.

  • Data 09.08.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtPB
  • Data 09.08.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtPB