1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konflikti në Kaukaz: Bush kritikon aksionet e vazhdueshme ushtarake ruse në Gjeorgji

Presidenti amerikan Bush shkon në ofensivë me diplomacinë e tij. Ai kritikoi aksionet ushtarake ruse megjithë arritjen e armëpushimit dhe dërgon marinën amerikane me ndihma humanitare në Gjeorgji.

default

Presidenti Bush duke folur për Gjeorgjinë

Me forcimin e presionit diplomatik ndaj Rusisë dhe me ndihmat direkte humanitare të ushtrisë amerikane për Gjeorgjinë, presidenti amerikan Xhorxh Bush reagoi të mërkurën ndaj zhvillimeve të fundit në Gjeorgji. Presidenti theksoi në kopshtin e trëndafiltë të Shtëpisë së Bardhë fillimisht solidaritetin me qeverinë gjeorgjiane. Ai kërkoi nga Rusia përsëri, të mbajë premtimin e vet dhe të respektojë kushtet e armëpushimit, të cilin rusët e kanë pranuar. Bush: „Për fat të keq ne na vijnë njoftime, që nuk përputhen me këto pohime ruse. Ne jemi të shqetësuar për raportet, se trupat ruse kanë zënë pozicione në lindje të Gorit, prej ku ata bllokojnë autostradën gjeorgjiane, në mënyrë që të mund të ndajnë vendin dhe të kërcënojnë kryeqytetin Tbilis.“

Georgien USA Hilfslieferungen nach Tiflis

Air Force duke sjellë ndihma për gjeorgjianët

Masat amerikane për gjeorgjianët

Shqetësim ka edhe për njoftimet, sipas së cilave ushtria ruse ka zënë pozicione në qytetin port të Potit dhe do të shkatërrojë anije gjeorgiane. Ai është i shqetësuar, që popullsia gjeorgjiane nuk është e mbrojtur nga sulmet. Prandaj ai ka urdhëruar marrjen e një sërë masave. „Unë do të dërgoj ministren e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs (Condoleezza Rice) në Francë, ku do të bisedojë me Sarkozinë (Nicolas Sarkozy). Ajo do të shkojë pastaj në Tbilis, ku do t´i sigurojë personalisht qeverisë demokratike gjeorgjiane, se SHBA-të mbajnë fort anën e Gjeorgisë.“

London Nahost-Quartett US-Außenministerin Condoleezza Rice

Ministrja e jashtme amerikane, Rajs do të takohet me presidentin francez, Sarkozi për të diskutuar mbi konfliktin në Gjeorgji

Si Rajs ashtu edhe ministri i mbrojtjes, Gejts (Robert Gates) ndodheshin në krah të presidentit, kur ky deklaroi më tej, se ka ngarkuar Gejts, me fillimin e një aksioni humanitar të ushtrisë amerikane, për të ndihmuar popullsinë civile. „Ky mision do të aplikohet në mënyrë energjike dhe të vazhdueshme. Një avion ushtarak me ndihmë humanitare është tashmë rrugës. Dhe në ditët e ardhshme me ndihmën e avionëve amerikane dhe marinës amerikane do të dërgojmë të tjera ndihma humanitare dhe mjekësore. Ne presim, që Rusia t´i mbajë premtimet e saj, për të lejuar në vend të gjitha format e ndihmave humanitare.“

Përveç kësaj qeveria amerikane pret, që Rusia të mbajë hapur siç ka premtuar, të gjitha rrugët e komunikimit për civilët dhe ndihmën humanitare. Të gjitha veprimet luftarake, thotë Bush, duhen ndërprerë dhe të gjitha trupat ruse, të cilat në ditët e fundit kanë hyrë në Gjeorgji, duhet të largohen përsëri nga ky vend.

SHBA, deklaroi presidenti, do të kishin mbështetur përpjekjet ruse për integrim në strukturat perëndimore. Këtë mbështetje qeveria ruse tani po e vë në lojë. SHBA janë angazhuar p.sh. për anëtarësinë e Rusisë në organizatën botërore të tregtisë WTO.

DW.COM

  • Data 14.08.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExFd
  • Data 14.08.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExFd