1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konflikti në Kaukaz - BE do të japë kontributin e saj

Takim i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel për të unifikuar qëndrimin ndaj krizës në Gjeorgji. Aktualisht në vend është në fuqi armëpushimi.

default

Ministrat e jashtëm të BE në konferencë shtypi

As Rusia e as Gjeorgjia nuk kritikohen në deklaratën përfundimtare të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian. BE heq dorë zyrtarisht nga fajësimi i njërës apo palës tjetër. Megjithatë pas dyerve të mbyllura u bënë të qarta qëndrimet kontroversee. Para së gjithash ministrin e jashtëm britanik Miliband e pengojnë, siç u shpreh ai më vonë "veprimet ruse që nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare". Edhe vendet e tjera anëtare janë shprehur në mënyrë kritike, pranoi shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Valter Shtajnmajer.

Bundesaussenminister Frank-Walter Steinmeier gibt ein Statement zu den Ereignissen in Georgien

Shtajnmajer duke folur për Gjeorgjinë

Pa Rusinë nuk arrihet stabiliteti në Kaukaz

Ai vetë tërhoqi vërejtjen që Rusia tani mos të vendoset në hurin e turpit. Për shkak të gjendjes së brishtë në rajon me një armëpushim të pasigurtë duhet të mbahen të hapura të gjitha kanalet. Sipas Shtajnmajerit: "Në fund ne nuk do të arrijmë stabilitet në Kaukaz pa Rusinë dhe kundër Rusisë por vetëm me Rusinë".

Për këtë arsye gjermani Shtajnmajer nuk ka treguar mirëkuptim për idenë britanike që Rusia mos të trajtohet më si anëtare e barabartë e vendeve të G8-ës, pra ndëshkimin e saj. Shtjanmajeri nuk është i pajtimit as për ngrirjen e negociatatve të sapo filluara për një marrëveshje partneriteti me Moskën: "Unë dyshoj që ndërpreja e negociatave për një marrëveshje të tillë apo mosfillimi serioz i tyre do të godiste me të vërtetë Rusinë".

Karte Georgien mit Abchrasien und Südossetien

Harta e Gjeorgjisë me Osetinë jugore dhe Abkazinë

Tani nuk mbetet shumë kohë për diskutime të gjata për shkaqet e luftës së fundit, mendojnë gjermanët. Këtij mendimi i janë bashkangjitur edhe ministra të tjerë të jashtë të Bashkimit Evropian. Por ky diskutim mbi këtë është i pashmangshëm. Megjithatë tani është koha që të forcohet ndihma humanitare dhe të tejkalohet gjendja aktuale në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë.

Kontributi evropian

Evropianët janë po ashtu të gatshëm që të japin kontributin e tyre për stabilizim. Ministri i jashtëm francez, Bernard Kushner u ankua për mungesë të personelit të OSBE-së dhe OKB-së në rajonin e krizës. Edhe Bashkimi Evropian do të ndërhyj drejtpërdrejt: "Ne jemi të vendosur që të veprojmë në vendin e ngjarjes. Komisioni i BE-së dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së Solana janë ngarkuar për të kryer përgatitjet e duhura".

Georgien USA Hilfslieferungen werden umgeladen in Tiflis

Ndihma humanitare për Gjeorgjinë

Ndihmë për rindërtim dhe dërgimin e vëzhguesve - ky duket të jetë misioni, për të cilin përgatitet Evropa. Deklaratat se Rusia është e gatshme të pranojë edhe trupa paqësore për disa ministra të jashtëm duket pak e mundur. Shumica e ministrave të jashtëm të BE-së do të jenë edhe javën e ardhshme në Bruksel: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Aleancës Veriatlantike NATO.

DW.COM

  • Data 14.08.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ex8b
  • Data 14.08.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ex8b