1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Konflikti greko-gjerman për reparacionet e luftës

Greqia kërkon nga Gjermania që të paguajë dëmshpërblime nga Lufta e Dytë Botërore. Pala greke thekson, se dëmet nuk janë shlyer, ndërsa Berlini mendon se kjo është një çështje e mbyllur.

Lufta e dikurshme

Lufta e dikurshme

Greqia kërkon nga Gjermania që të paguajë dëmshpërblime nga Lufta e Dytë Botërore. Pala greke pohon se dëmet nuk janë paguar, ndërsa Berlini mendon se kjo është një çështje e mbyllur.

Dëmet e pësuara janë bërë para 70 vitesh. Nën pushtimin gjerman janë vrarë shumë grekë gajtë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës është shkatërruar edhe infrastruktura, ndërkohë që gjermanët e kishin detyruar Bankën Qendrore greke t'i shesë me dhunë letrat me vlerë. Megjithatë kjo temë për qeverinë gjermane është e përfunduar. Zëdhënësi i saj Steffen Seibert, përsëriti edhe njëherë të mërkurën (11.03) se çëshjta e dëmshpërblimit "është mbyllur përfundimisht juridikisht dhe politikisht". Edhe Martin Jäger, zëdhënës i Ministrisë së Financave, bëri të qartë: "Ne nuk do të zhvillojmë kurfarë negociatash me grekët". Qeveria federale ka pohuar shpesh se në vitin 1960, në kuadër të marrëveshjeve me shumë qeveri evropiane, janë paguar 11 milionë marka. Ndërkohë që ka pasur edhe shumë masa të tjera për dëmshpërblim, nga të cilat ka përfituar edhe Greqia.

Steffen Seibert

Steffen Seibert

Por Greqia pohon se kjo temë ende nuk është hequr nga rendi i ditës. A thua Athina mund të ketë sukses kësaj radhe?Juristi nga Berlini, profesori Ulrich Battis, thotë për DW: "Ata janë përpjekur shpesh para gjykatave vendase dhe ndërkombëtare, jo vetëm qeveria e tanishme, por edhe të mëparshmet, për t'i ngritur këto pretendime. Deri tani nuk kanë pasur sukses. Por shanset në tërësi nuk duhen përjashtuar."

Marrëveshja për borxhe

Marrëveshja e Londrës për borxhe ka parashikuar në vitet 50-të që marrëveshja paqësore të kushtëzohet me pagesën e borxheve. Në kuadër të ribashkimit të Gjermanisë, pala gjermane, sipas Battis, i është shmangur qëllimisht arritjes së një marrëveshjeje paqeje. "Si rrjedhojë është menduar: nuk ka marrëveshje paqeje, ndaj nuk ka as dëmshpërblime", pohon Battis. Këtë e ka menduar edhe kryeministri Alexis Cipras, kur në pralementin grek deklaroi: "Pas ribashkimit të Gjermanisë, në vitin 1990 janë krijuar bazat politike dhe juridike për ta shpjeguar këtë çështje. Por qysh atëherë qeveritë gjermane kanë heshtur dhe kanë reaguar me truke juridike dhe shtyrje." Cipras nuk ka përmendur shifra, por gazeta greke "To Vima" të dielën e kaluar ka cituar një raport të cilësur si top sekret nga viti 2013, ku flitet për një kërkesë të përgjithshme prej rreth 300 miliardë eurosh. Rastësi apo jo, por kjo shifër është gati në përputhje të plotë me borxhet e tanishme greke në vlerën prej 320 miliardë euro.

Ulrich Battis

Ulrich Battis

Uzurpimi i pronave

Ministri i Drjetësisë Nikos Paraskevopoulos mendon se për disa pagesa mund të merren peng madje pasuritë e patundshme gjermane në Greqi. Sipas një vendimi të Gjykatës Supreme greke nga viti 2000, pagesat në vlerën prej 28 milionë do të ishin në rregull. Mendohet se këto pagesa mund të bëhen përmes mabjtjes peng të godinave gjermane në Greqi, si ato të Institutit Goethe dhe Institutit Arkeologjik Gjerman. Paraskevopoulos tha se "sipas ligjit, ministri duhet të japë urdhër për zbatimin e ligjit". Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se "paralajmërimet e ministrit grek nuk do t'i komentojë". Europarlamentari liberal Alexander Graf Lambsdorff e ka quajtur mundësinë e mbajtjes peng të pasurisë gjermane si "të palejueshme dhe kundërligjore". "Një drejtësi e pavarur nuk duhet të lejojë të tërhiqet prej karvanit të fushatave politike". Edhe ai mendon se Gjermania i ka shlyer të gjitha detyrimet e saj nga lufta. "Në vend që të vazhdojë betejat nga e kaluara, më mirë do të ishte që qeveria greke të përqendrohet tek lufta për të ardhmen".