1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konflikte të reja në Gaza

Izraeli sipas OKB-së të premten (18.01) rrethoi kufirin me Rripin e Gazës. Ky vend reagon kështu ndaj sulmeve të vazhdueshme me raketa nga rripi bregdetar.

default

Rripi i Gazës, pamje nga sateliti

Izraeli reagon jo vetëm ushtarakisht ndaj goditjeve me raketa nga Gaza. Kalimet kufitare janë mbyllur, bëri të ditur OKB-ja. Edhe kamionët me ndihma humanitare nuk mund ta kalojnë më kufirin. Për mbylljen e kufinjve e mori përgjegjësinë ministri izraelit i mbrojtjes, Ehud Barak. Argumenti i tij: Para disa ditësh rojet kufitare izraelitë kanë zbuluar ndër ndihma material, që mund të përdoret për ndërtimin e raketave kassam. Barak deklaroi edhe se ushtria izraelite do t´i "thellojë" operacionet e saj ushtarake kundër palestinezëve militantë.


Pak pas vizitës së presidentit të SHBA Izraeli nisi ofensivën kundër luftëtarëve palestinezë

Gaza Israel Verhaftung vom Palästinenser

Arrestohen dy palestinezë në kufirin izraelit pas një operacioni në Rripin e Gazës 15 janar 2008


Që të martën ushtria vrau së paku 30 palestinezë në Rripin e Gazës. Hamasi islamik dhe organizatat e afërta me të në Gaza reaguan duke qëlluar me raketa Kasam. Brenda tri ditësh 130 raketa goditën Izraelin dhe plagosën lehtë disa izraelitë. Kryeministri izraelit Olmert shkoi në qytetin Sderot, që është më i prekuri nga breshëria e raketave. Në një bunker ai foli me politikanë komunalë dhe policë. "Ajo që na preokupon më së shumti është gjendja e banorëve. Këtu jetojnë njerëz, ngrihen në mengjez, duan të bien të flenë si në çdo vend tjetër, duan të jetojnë jetën e tyre."

Por qytetarët në Sderot jetojnë në gjendje të jashtëzakonshme, ndërmjet banesës dhe bunkerit. Në anën palestineze njerëzit jetojnë me sulme nga ajri, pa bunkerë. Të premten në mëngjez aviacioni izraelit vrau një palestinez militant në veri të Rripit të Gazës. Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se kanë goditur një grup luftëtarësh, të cilat sapo kishin qëlluar me raketa kassam. Sderoti dhe zona industriale të qytetit Ashkelon u goditën pa ndërprerje të premten në mëngjez.


Autoritetet palestineze të presidentit Mahmud Abaz bëjnë sehir të pafuqishëm luftën përreth Gazës. Gaza kontrollohet që prej qershorit të vitit të kaluar nga Hamasi dhe islamistët nuk duan të dëgjojnë për kundërshtarin palestinez, Fatahun e presidentit Abaz. Kështu Abazit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të kercënojë se do japë dorëheqjen. Përveç kësaj Abazi do të shpërndante delegacionin negociator palestinez, nëse vrasjeve në Gaza nuk i jepet fund. Një zëdhënës i presidentit e konfirmoi synimin e Abazit për të ndërprerë bisedimet. Askush nuk mund t´i vazhdojë bisedimet, nqs situata nuk ndryshon, tha Nabil Abu Redineh.


  • Data 18.01.2008
  • Autor Sebastian Engelbrecht.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CuOF
  • Data 18.01.2008
  • Autor Sebastian Engelbrecht.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CuOF