1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Konflikte mes azilkërkuesve: Politikanët gjermanë kërkojnë ndarjen e myslimanëve dhe të krishterëve

Politikanët gjermanë duan të ndajnë azilkërkuesit sipas fesë. Shkak për këtë janë kthyer konfliktet e përsëritura në qendrat e azilit mes të krishterëve e myslimanëve. Policia e përkrah veçimin në bazë të fesë.

Deutschland Auseinandersetzung Flüchtlingsunterkunft in Suhl

Në gusht shpërtheu konflikti në Suhl të Gjermanisë, 17 të lënduar

Pas incidenteve e përplasjeve masive mes azilkërkuesve në disa qendra azili në Gjermani ka pasur reagime si nga sindikata e policisë gjermane ashtu edhe nga politika. Sipas kreut të Këshillit Qendror të të Krishterëve Orientalë", Simon Jacob në një deklaratë për agjencinë katolike të lajmeve, KNA,të krishterët dhe jezidët po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga islamistët dhe myslimanët konservatorë në qendrat e azilit. "Kam shumë raportime nga refugjatët e krishterë që janë të ekspozuar ndaj sulmeve të tilla." Por sipas Jacob nuk mund të jetë zgjidhej afatgjatë ndarja e azilkërkuesve në bazë të fesë. Sipas gazetës "Welt am Sonntag" një refugjat i krishterë iranian ishte shprehur se kishte frikë të thoshte se ishte i krishterë "sepse atëherë kërcënohem".

Edhe sindikata e policisë gjermane (GdP) ka kërkuar një ndarje të refugjatëve në bazë të fesë. "Ne duhet të bëjmë gjithçka që të pengojmë shpërthimin e konflikteve të reja", ka thënë zëvendëskryetari i kësaj sindikate, Jörg Radek për gazetën "Die Welt".

Deutschland Auseinandersetzung Flüchtlingsunterkunft in Suhl

Konflikti në Suhl në një qendër azili

Islamizmi nuk është pjesë e Gjermanisë

Jörg Radek thekson se problematikat në akomodimin e azilkërkuesve sjellin konflikte edhe për raste banale. "Kur në një qendër azili jetojnë 4.000 vetë, por vend ka vetëm për 750 vetë, atëherë ka shpesh shprehje të agresivitetit, edhe një shkuarje në tualet mund të bëhet shkak për sherr." Për shkak se grupimet e ndryshme solidarizohen kemi grindje masive e policia po kërkohet gjithnjë më shumë në qendra azili. "E në raste të tilla nuk kërkohet një makinë policie, por në ndërhyrjen e policisë kërkohen 21 makina të tilla", thotë Jörg Radek.

Pas njoftimeve në media për konflikte fetare në qendra azili janë rritur edhe reagimet nga politika, politikanë të unionit qeverisës të CDU-CSu-së kanë kërkuar ndarjen e refugjatëve të krishterë e myslimanë nga njëri-tjetri. Zëvendëskryetari i fraksionit të Unionit, Hans-Peter Friedrich ka thënë se "është e trishtueshme që me sa duket duhet bërë një ndarje e reufgjatëve në bazë të prejardhjes." dhe ka kërkuar

nga shoqatat myslimane në Gjermani "respekt për shtetin ligjor gjerman dhe kulturën nga myslimanët që vijnë në vend."

Konservatorët duhet të mësojnë të jetojnë me fe të tjera

Edhe kryetari i fraksionit të Unionit CDU/CSU, Volker Kauder (CDU) ka kërkuar nga një pozicionim të qartë: "Shoqatat myslimane duhet të distancohen qartësisht nga sulmet kundër të krishterëve." Ndërsa politikani gjerman me origjinë turke, Cem Özdemir i të Gjelbërve ka kërkuar mbrojtje më të mirë të të krishterëve, jezidëve dhe pakicave të tjera fetare në qendra azili. "Vërtet që Islami është pjesë e Gjermanisë tani, por jo islamizmi", ka thënë ai. Toleranca nuk duhet të kuptohet si dobësi dhe të keqkuptohet e keqpërdoret.

Me ndarjen e refugjatëve në bazë të fesë nuk është dakord kryeministri i landit të Turingjisë, Bodo Ramelov. Ai thotë se në Turingji tregohet ndërkohë kujdes që të ndahen refugjatët sipas prejardhjes, pra të vendosen në kate të ndryshme, aty ku është e mundur por ai nuk është për ndarjen sipas fesë. Sepse pikërisht myslimanët mjaft konservatorë duhet të mësojnë të jetojnë edhe me fe të tjera, kërkon Bodo Ramelov.

Konflikt në Kasel

Sipas agjencisë së lajmeve dpa, në qendrën e azilit Kasel-Calden janë rrahur e përleshur masivisht shqiptarë e pakistanezë, ku si pasojë janë plagosur 14 vetë, ndër ta edhe 3 policë. Ndërkohë pjesë e përleshjes masive ishin 100 vetë gjithsej, nga nacionalitete të ndryshme, por sidomos binin në sy pakistanezët dhe shqiptarët.