1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Konfirmohet miqësia Kosovë - Gjermani

Njohës të rrethanave politike në Kosovë, thonë se arrestimi i tre shtetasve gjermanë, të akuzuar për përfshirje në shpërthimim e bombës afër zyrës civile ndërkombëtare, ka përkeqësuar marrëdhëniet Gjermani - Kosovë.

Parrulla 'Thank You Germany' në Gjilan, Kosovë,

Parrulla 'Thank You Germany' në Gjilan, Kosovë,

Por asnjë zyrtar institucional nga të dy vendet nuk ka deklaruar hapur përkeqësimin e marrëdhënieve. Në Prishtinë analistët kritikojnë autoritetet kosovare, të cilat me dashje apo pa dashje e shdërruan rastin e arrestimin e tre agjentëve gjerman në spektakël medial, gjë sipas tyre që nuk do të duhej të ndodhte. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë kohës që tre gjermanët mbaheshin në paraburgim, deklaronte vazhdimisht se kjo çështje nuk duhej politizuar. "Çështjen e të ashtuquajturve tre gjermanëve nuk duhet ta politizojmë, por duhet të mbështesim sundimin e ligjshmërisë, çka unë si kryeministër do ta bëj," thotë Thaçi.

Organet e drejtësisë nuk vonuan shumë dhe shpallën tre agjentët gjerman të pafajshëm. Në vendimin për lirim të një paneli gjykatësish u tha se hetuesia nuk ka gjetur prova që tre gjermanët të kenë qenë të përfshirë në shpërthimin në Prishtinë. Gjithë rrjedhën e ngjarjes, publiciti Veton Surroi e quan një spektakël medial, ndërsa kritikon qeverinë e cila sipas tij këtë çështje duhej mbyllte shpejtë. "Ishte një arrestim i cili në rrethana normale do të shkonte në mënyrë të heshtur, por që në rastin e Kosovës u shndërrua në një veprim spektakular medial. Kjo nuk duhej të ndodhte," thotë ai.

Një numër jo i vogël deputetësh të kuvendit të Kosovës hapur shprehen se rasti i arrestimit të tre shtetasve gjerman të cilët u shpallën të pafajshëm, ishte një fyerje për shtetin gjerman. Ata thonë se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës duhet të kërkojnë falje. Kështu thotë Adrian Gjini, deputet nga AAK-së parti opozitare në Kuvend. "Me dashje apo pa dashje është fyer një vend shumë mik i Kosovës, Gjermania. Çka duhet të bëjmë tash. Nuk po e kërkojmë fajtorin por dikush duhet të kërkojë falje publikisht e në këtë rast Kosova ka udhëheqësit e saj," thotë Adrian Gjini.

Disa qytetar të Kosovës shprehin habinë e tyre pse autoritetet kosovare nuk janë konsultuar fare me Ambasadën gjermane meqenëse bëhej fjale për arrestimin e tre shtetasve të huaj, për më shumë ku dyshohej se ata ishin agjentë të shërbimit sekret.

Sidoqoftë, pas gjithë kësaj ngjarje, presidenti Fatmir Sejdiu dhe diplomatët gjermanë të akredituar në Kosovë rikonfirmuan marrëdheniet e mira ndërmjet dy vendeve. Presidenti Sejdiu zhvilloi një takim më zëvëndës-ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, ku u tha se ky vend është mik edhe aleat i Republikës së Kosovës dhe do ta ndihmojë shtetin e ri që të ecë përpara. Presidenti Sejdiu rikujtoi se janë janë qindra-mijëra kosovarë që Gjermania i ka strehuar në kohët më të vështira dhe vazhdon të jetë shtëpi për të gjithë këta qytetarë. Ai falenderoi edhe ushtarët gjermanë të KFOR-it, që vazhdojnë të qëndrojnë në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

  • Data 05.12.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GA9K
  • Data 05.12.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GA9K