1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konferenca për Sirinë - u arrit më tepër se sa pritej

17 shtete pjesëmarrëse në konferencën për Sirinë në Vjenë bien dakord mbi parimet bazë për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri. Pas dy javësh ministrat e Jashtëm takohen përsëri për "të ruajtur dinamikën".

Palët pjesëmarrëse në konferencën për Sirinë në Vjenë ranë dakord mbi parimet bazë për një zgjidhje paqësore të konfliktit në këtë vend të shkatërruar nga lufta. Pjesëmarrësit u shprehën për armëpushim dhe krijimin e një qeverie të përkohëshme.

Në deklaratën e përbashkët u fol edhe për dallime të mëtejshme serioze. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ndër to bën pjesë çështja e së ardhmes të presidentit sirian Bashar al-Asad, qeveria e të cilit nuk ishte i ftuar në konferencë.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier

Megjithatë në Vjenë ishte rënë dakord për më tepër se sa pritej. Pas dy javësh ministrat do të takohen përsëri për "të ruajtur dinamikën".

Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjeve është edhe në mesin e shteteve perëndimore se sa kohë duhet të qëndrojë Assadi në pushtet. Franca është për një largim sa më të shpejtë të Assadit, ndërsa vendet të tjera si Gjermania mund të përfytyrojnë edhe një zgjidhje kalimtare.

Komunikatë e përbashkët

Pas takimit disaorësh u shpërnda një komunikatë me nëntë pika. Në të si pikë e parë përmendet ruajtja si njësi shtetërore e Sirisë dhe karakteri i saj shekullar si elemente themelore. Përveç kësaj të drejtat e të gjithë sirianëve duhet të mbrohen - pavarësisht nga orientimi i tyre fetar. Së bashku me Kombet e Bashkuara pritet të diskutohet për modalitetet e një armëpushimi. Gjithashtu në të gjithë Sirinë duhet të mundësohen ndihmat humanitare. Po ashtu qeveria dhe opozita duhet të ftohen nga OKB-ja për të diskutuar fillimin e një procesi politik, të ndjekur nga krijimi i një qeverie kalimtare, një kushtetutë e re dhe zgjedhje.

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohamed Xhavad Sarif

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohamed Xhavad Sarif

Në konferencë morë pjesë 17 shtete, ndër to SHBA, Rusia, Irani dhe Arabia Saudite, Kina, Egjipti, Iraku, Jordania, Libani, Omani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe si dhe përfaqëuses të BE-së dhe të OKB-së.

Irani, aleati më i afërt i Asadit, mbështet milicinë shiite Hezbollah, nga nga ndihma e saj ushtarake e së cilës varet Asadi. Edhe Rusia është aleate e Assadit dhe ka nisur që nga shtatori sulmet ajrore kundër rebelëve - përfshirë dhe ndaj atyre që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.