1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Konferenca për Islamin: Platformë dialogu me grindje

Konferenca për Islamin e themeluar më 27.09.2006 synonte të ishte një platformë dialogu shtetëror me myslimanët në Gjermani. Në 10-vjetorin e saj ajo feston suksese, por ka edhe probleme.

Islam Konferenz in Berlin Wolfgang Schäuble und Günther Beckstein (AP)

Konferenca e parë për Islamin, 27.09.2006. Ministri i atëhershëm i Brendshëm Schäuble dhe ministri i brendshëm bavarez, Beckstein

Me një ceremoni festive festohet sot (27.09) 10-vjetori i themelimit të Konferencës për Islamin në Gjermani, ku fjalimin kryesor e mbajti ministri i Financave, Wolfgang Schäuble (atëherë ministër i Brendshëm), i cili në 2006-n thirri Konferencën e parë të Islamit në Gjermani. Më parë nuk ekzistonte një dialog i institucionalizuar me shtetit gjerman dhe shoqatave e organizatave të myslimanëve - ky ishte një vendim mjaft pozitiv për të ardhmen, pra një platformë që duhej të çonte përpara integrimin e përgjithshëm shoqëror e fetar të rreth 4 milionë myslimanëve në Gjermani.

Myslimanët gjermanë merren seriozisht

Suksesi kryesor i kësaj konference shihet tek futja e mësimit të islamit në shkollat shtetërore dhe krijimi i katedrave të teologjisë së islamit në universitete. Me ardhjen e ministrit të Brendshëm, Thomas de Maiziere kjo konferencë u përqëndrua tek çështje konkrete të jetës së përditshme të myslimanëve. Kështu është punuar për ngritjen e kujdestarëve shpirtërorë në ushtri, në burgje që të rinjtë që ndodhen aty të mos radikalizohen.

Zentralmoschee Köln Ehrenfeld (DW/S. Dege)

Xhamia Qendrore në Köln, myslimanët janë pjesë e Gjermanisë

Sipas bashkëthemeluesit e organizatorit të dikurshëm të kësaj konferencë, Markus Kerber, një nga sukseset është rritja e perceptimit për myslimanët. "Që nga kjo kohë, pa shumë zhurmë në opinionin gjerman, myslimanët gjermanë perceptohen e merren seriozisht, politika ballafaqohet me ta. Edhe ata vetë e kanë kuptuar këtë. Për mua kjo është një ndër arsyet, pse në Gjermani nuk ka pasur akte terrori nga të ashtuquajturit "terroristë të lindur këtu".

Kritika në 10-vjetorin e themelimit të konferencës vijnë nga publicisti gjermano-maroken, Sineb El-Masrar që shprehet për Deutschland Radio se Këshilli Qëndror i Myslimanëve, i përfaqësuar  në konferencë shpërndan përmbajtje salafiste.

Një nga problemet e konferencës ka qenë gjithmonë përfaqësimi i myslimanëve aty, duke qenë se ka shumë organizata përfaqësuese, shpesh në grindje me njëra-tjetrën. Ekspertja Seyran Ates i tha Deutsche ëelles se për fat të keq në këtë konferencë të islamit përfaqësohen vetëm 15% e myslimanëve, sepse vetëm kjo pjesë është e përfshirë në organizata, të cilat shumica përfaqësojnë turqit në vend. Por tani me ardhjen e qindra-mijëra myslimanëve në Gjermani, jo turq, do të ketë ndryshime edhe në përfaqësimin e konferencës.