1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Konferenca ipeshkvnore e Ballkanit flet me Papën për refugjatët

Ipeshkvët nga Ballkani konsultohen me Papën në Vatikan për problemin e refugjatëve.

Ipeshkvë nga vendet e Ballkanit të hënën (30.01) kanë biseduar në Vatikan  me Papa Françeskun për gjendjen e migrantëve në vendet e tyre. Veçanërisht në Maqedoni dhe në Serbi gjendja është problematike, njoftojnë përfaqësuesit e Konferencës Ndërkombëtare të Ipeshkëve të Kirilit dhe Metodit të shenjtë, njoftoi radio Vatikani.

Kisha vazhdon të jetë e pranishme në ndihmën për refugjatët, tha Ladislav Nemet, peshkopi serb i Zrenjanit. Mbi bazën e marrëveshjes BE-Turqi numri i migrantëve ka rënë. Nga mijëra në ditë që lëviznin më parë, ndërkohë bëhet fjalë për qindra.

Ipeshkvët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ishin në një të ashtuëquajtur Ad-limina-vizitë tek Papa, për t'i raportuar atij lidhur me gjendjen në vendet e tyre. Ata informuan Françeskun edhe për direktivat e miratuara lidhur me qendrimin ndaj abuzimeve seksuale të përfaqësuesve të kishës.

Tema të tjera ishin marrëdhëniet mes Papatit dhe kishës serbo-ortodokse si dhe dialogu ndërreligjoz mes katolikëve dhe myslimanëve në Kosovë. Në Mal të Zi dhe në Maqedoni për kishën katolike është e vështirë të mbajë marrëdhënie zyrtare me kishën ortodokse, tha ipeshkvi Nemet. "Edhe për arsyen, se atje po krijohen kisha të reja ortodokse me mbështetje të madhe nga shteti."

Kisha ka shumë punë për të bërë në procesin e pajtimit mes kroatëve dhe serbëve si dhe mes shqiptarëve dhe serbëve.  "Ka shumë probleme dhe ne mund të japim një kontribut pozitiv", tha Nemet.

Ipeshkvët i propozuan kreut të Kishës Katolike, që ta ndajë konferencën ndërkombëtare ipeshkvnore nga konferencat ipeshkvnore në nivel kombëtar. Sfida më e madhe, sipas ipeshkvit Nemet, është "të ruhet fryma e bashkëpunimit mes katër vendeve". 90 përqind e katolikëve në konferencën ipeshkvnore të Ballkanit jetojnë në Serbi.

vfb(kna)