1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konferenca e Sigurisë në Mynih: Perëndimi, Rusia, Ukraina dhe Siria

Flakë për flakë: Paraqitja e ashpër e kryeministrit rus, Dmitri Medvedev në Mynih i veniti shpresat për një fund të shpejtë të sulmeve ajrore në Siri. Por edhe nga pala perëndimore iu adresuan tone flakëruese Rusisë.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih pozicionet nuk kishin si të ishin më larg: Ai që shpresonte për një fund të shpejtë të sulmeve ajrore rusë në Siri u zhgënjye. Kryeministri rus Medvedev në Mynih i hodhi poshtë akuzat se Rusia godet popullsinë civile. Medvedev u shpreh për një luftë të re të ftohtë mes Rusisë dhe Perëndimit. Para Medvedevit ishte ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier ai që mbajti fjalimin, i sapokthyer nga një takim në Normandi me pjesëmarrës palën ruse, Francën, Ukrainën dhe Gjermaninë. Ministri i Jashtëm gjerman e hapi konferencën ditën e shtunë me tone të forta. Steinmeier bëri fjalë për "kohë të stuhishme" dhe "se duhet të luftojmë për Europën".

München Sicherheitskonferenz - Dmitry Medwedew

Kryeministri rus, Medvedev

Mbrojtje dhe dialog

Ndërkohë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sulmoi ashpër Rusinë në Mynih. Rusia kërkon të destabilizojë rendin në Europë, dhe se qëllimet e saj ushtarake duan të frikësojnë shtetet lindore, anëtare të aleancës. NATO reagon ndaj kësaj me forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, përfshi edhe elementin atomar, tha ai. Por në të njëjtën kohë Stoltenberg theksoi se aleanca kërkon marrëdhënie të ngushta dhe konstruktive me Rusinë. Kësaj duhet t'i shërbejë edhe rigjallërimi i aktivitetit të Këshillit NATO-Rusi. Stoltenberg theksoi se sistemi i mbrojtjes antiraketore nuk shërben për të kërcënuar Rusinë. Konkluzioni i tij: Kemi nevojë për të dyja, mbrojtje dhe dialog.

Akuza kundër Perëndimit

Kryeministri rus, Medvedev u shpreh i indinjuar pse Rusia gjithmonë stilizohet si kërcënimi më i madh për perëndimin, pas ai lëshoi një lumë akuzash kundër perëndimit. Lidhur me Ukrainën ai sheh marrëveshjen Minsk II si bazën e paqes në vend, por shtoi se Kievi është shumë mbrapa me realizimin e kërkesave që duhej të bënte realitet. Ndërsa mbi zhvillimet në Siri, ai u shpreh se Rusia e do Sirinë një shtet të njësuar. Bota nuk mund të ketë edhe një Libi, Jemen apo Afganistan tjetër, tha ai duke bërë fajtor për gjendjen, përzierjen nga jashtë dhe me këtë edhe perëndimin përgjegjës për luftën.

München Sicherheitskonferenz - Lawrow und Steinmeier

Lavrov dhe Steinmeier në Mynih

Për Medvedevin IS është kërcënimi i përbashkët dhe problem për civilizimin. "Nuk duhet t'i ndajmë ata në terroristë të keq, të moderuar dhe radikalë", tha Medvedev duke nënkuptuar me këtë se çdo lloj opozite kundër pushtetmbajtësit Bashar Al-Asad është terrorizëm dhe objekt sulmi për rusët.

"Forma e re e hiperterrorizmit"

Ndërsa kryeministri fracenz, Manuel Valls e sheh botën e sotme në një luftë të një forme të re të hiperterrorizmit, një luftë asimetrike që nuk njeh shtete, pa rregulla dhe kufij. Ai theksoi se bisedimet e diplomacia nuk janë të mundura me të ashtuquajturin "Shtet Islamik". Ai vlerësoi marrëveshjen e grupit mbështetës për Sirinë dhe theksoi se duhet të ndalen sulmet ajrore ruse për të filluar rrugën e paqes.

DW.COM