1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konferenca e Sigurisë në Mynih: Hija e konfliktit të Ukrainës

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në qendër të fjalimeve të krerëve të politikës botërore ka qenë kriza në Ukrainë. A do të ketë sukses nisma diplomatike gjermano-franceze? Optimizmi në Mynih është më se i përmbajtur.

Deutschland Münchner Sicherheitskonferenz 2015 MSC

Merkel me presidentin ukrainas Poroshenko dhe zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden

Suksesi i diplomacisë evropiane për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë është më se i pasigurtë, edhe pas takimit që zhvilloi kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande me presidentin Putin të premten (06.02) në Moskë. Në Mynih tema qendrore është Ukraina dhe aty edhe në debatet e ditës së shtunë u bënë të qarta dallimet e mëdha mes perëndimit, Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko refuzoi negociatat që Rusia kërkon që Ukraina të zhvillojë me separatistët. "Tani ata duan që ne të negociojmë me terroristët. Jo!", citojnë agjencitë e lajmeve Poroshenkon. Ai kërkoi sërish nga perëndimi mbështetje ushtarake për Ukrainën. Defektet në këtë drejtim madje kanë qenë faktor tjetër që kanë pasur si pasojë shkallëzimin e situatës, tha Poroshenko. "Ne kemi treguar se verpojmë në mënyrë të përgjegjshme me armët", u shpreh Poroshenko duke argumentuar se Ukraina është një shtet sovran dhe ka të drejtë të mbrohet. Por Merkel e kundërshtoi këtë kërkesë. "Ky konflikt nuk zgjidhet në mënyrë ushtarake, kjo është e vërteta e hidhur", tha Merkel.

Shpresa të venitura

Shpresat tani janë varur tek përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për të sjellë lëvizje në konfliktin e ngrirë të Ukrainës, "një nga shanset e fundit", si u shpreh presidenti francez, Hollande. Në bisedimet e Moskës u diskutua për ta ripunuar marrëveshjen e Minskut, për të cilën palët ranë dakord në shtator, por që nuk u respektua. Marrëveshja parashikonte armëpushimin, tërheqjen e armëve të rënda, zonë të çmilitarizuar, si edhe vëzhgues për kontrollin e armëpushimit, Të dielën pritet me shumë interes një konferencë-telefonike katërshe mes presidentit Poroshenko, kancelares Merkel, presidentit francez, Hollande dhe atij rus, Putin. Merkel në fjalimin që mbajti të shtunën në Mynih u shpreh e rezervuar mbi bisedimet e zhvilluara në Moskë. "Edhe pas këtyre bisedimeve është e pasigurtë nëse ato do të kenë sukses", tha Merkel. Përpjekja duhet bërë. "Ne këtë ia kemi detyrim njerëzve të prekur nga lufta në Ukrainë". Merkel theksoi se Europa e do sigurinë bashkë me Rusinë dhe jo kundër saj, dhe refuzoi furnizimin e Ukrainës me armë nga perëndimi.

Deutschland Münchner Sicherheitskonferenz 2015 MSC Sergei Lawrow

Ministri i Jashtëm rus në Mynih, Sergej Lavrov

Paralajmërim Rusisë

Më optimist u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në Mynih. Bisedimet në Moskë janë "një bazë e mirë për një lloj optimizmi për ta zgjidhur konfliktin", tha Lavrov, i cili reagoi me sulm ndaj perëndimit pas akuzave të ngritura kundër vendit të tij. Lavrov e deklaroi si të dështuar partneritetin me perëndimin. Për tensionimin e gjendjes nuk janë përgjegjëse zhvillimet e vitit të fundit në Ukrainë, por zhvillimet e 25 viteve, tha Lavrov, i cili i kërkoi perëndimit të ndajë qëndrimin, nëse e do një siguri me Rusinë ose jo.

Në konferencën e sigurisë në Mynih ka mbajtur një fjalim edhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili i kërkoi presidentit Putin të ndërrojë kurs. Ai paralajmëroi nga rreziqe të tjera më gjerë në rajon, nëse Rusia do të vazhdojë të ruajë kursin e saj. SHBA dhe të shpresojmë e gjithë Europa do të bëjnë që kjo të lidhet me një kosto të lartë për Rusinë, tha Biden. Zëvendëspresidenti amerikan nuk e përmendi zgjidhjen ushtarake të konfliktit, por theksoi aleacën e fortë me Europën. "Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe unikë në mbështetjen tonë për Ukrainën."