1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konferenca e paqes për Sirinë pa bisedime direkte mes palëve të konfliktit

Në konferencën e paqes për Sirinë në Gjenevë i ngarkuari i posaçëm i OKB-së Brahimi nuk ka arriti t'i ulë në një tryezë të përbashkët palët në konflikt.

"Takimi do të zhvillohet në dy dhoma të veçanta dhe Lakhdar Brahimi do të flasë me secilën palë veç e veç", mösoi agjencia e lajmeve AFP nga një anëtar i delegacionit të qeverisë siriane në konferencën e Gjenevës. Fillimisht Brahimi, sipas njoftimeve të agjensive të lajmeve, u takua me një delegacion nga Damasku. . I ngarkuari i Kombeve tö Bashkuara dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë donte të fillonte negociata të drejtpërdrejta me të dyja palët për përfundimin e luftës civile, e cila zgjat prej tre vjetësh dhe ka shkaktuar 300 000 viktima.

Grindje për rendin e ditës

Zyrtarisht nuk janë dhënë arsye, se përse nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta. Diplomatët thanë se të dy delegacionet janë duke u grindur për rendin e ditës të negociatave. Opozita këmbëngul për formimin e një qeverie kalimtare pa presidentit sirian Bashar al-Asad dhe përkrahësit e tij. Qeveria Asad e refuzon këtë kategorikisht. Opozita siriane erdhi fillimisht në Gjenevë me një optimizëm të matur. Kryetari i koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare, Ahmed al-Xharba, tha para gazetaröve: "Edhe një rrugë, që është 1000 kilometër e gjatë, fillon me një hap të vetëm."

Fajësime reciproke

Nuk pranojnë bisedime të drejtpërdreja: Ahmad al-Xharba kryetari i opozitës siriane dhe Valid al Muallim ministri i Jashtëm i Sirisë

Nuk pranojnë bisedime të drejtpërdreja: Ahmad al-Xharba kryetari i opozitës siriane dhe Valid al Muallim ministri i Jashtëm i Sirisë

Fillimi i bisedimeve për paqen të mërkurën në qytetin zviceran Montreux u karakterizua nga grindje udhëheqjes shtetërore dhe opozitës. Në hapjen e konferencës morën pjesë ministrat e jashtëm nga gati 40 shtete dhe organizata rajonale. Përfaqësuesit e opozitës dhe SHBA-sö kërkuan në takim largimin e Asadit. Rusia dhe qeveria siriane e refuzojnë ndërhyrjen nga jashtë. Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për kryerje mizorish.
Në takimin e tij me gazetarët kreu i opozitës el-Xharba iu përgjigj kështu pyetjes, nëse Rusia do të jetë e gatshme për t'i dhënë fund ndihmës së saj ushtarake dhe mbështetjes politike të presidentit Asad: "Rusia nuk mbahet në mënyrë obsesive te Asadi. Këtë na e ka konfirmuar ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. Ai ka theksuar gjithashtu se zgjidhja duhet të gjendet nga vetë sirianët."

"Asadi nxit terrorin "

Al-Xharba akuzoi regjimin, se ka ndihmuar në mënyrë aktive në përhapjen e terrorizmit islamik në vitet e fundit. Shërbimi sekret nuk ka liruar vetëm në vitin 2011 papritur nga burgu një numër të madh terroristësh. Forcat qeveritare, tha ai, nuk sulmojnë as zonat e pushtuara nga luftëtarët e grupit Shteti islamik në Irak dhe në Levante (ISIL), të afërta me al-Kaidën.