1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konferenca e klimës në Marakesh: Trumpi si nxitës?

Konferenca e OKB-së për klimën në Marok ishte parashikuar të ishte një takim i qetë ekspertësh. Por zgjedhja e Donald Trump ndikoi pozitivisht në Marakesh, duke sjellë më shumë unitet me shteteve, komenton Jens Thurau.

Në fund një foto: Përfaqësues shtetesh,studiues, ekspertë të financave, bosë të ekonomisë, aktivistë të klimës – të gjithë të bashkuar. Mesazhi: „Ti nuk na gjunjëzon dot, ne kemi kohë që kemi ecur në rrugën e një të ardhmeje energjitike pa fosile, edhe pa ty!" Mesazhi për Donald Trumpin, i cili pjesërisht ndryshimin e klimës e ka quajtur një shpikje kineze apo të mafias ekologjike,

Kina e ka kuptuar rrezikun

Kinezët, në mbarë botën emetuesit më të mëdhenj të gazrave ndotës, prej vitesh frenonin vendimet e konferencave të klimës, apo kushtëzonin Po-në e tyre me dakordësinë e Uashingtonit. Në takimet e klimës bëhej gjeopolitikë. Kjo kohë ka kaluar. Pekini (si India, Brazili, Afrika jugore etj) kanë kuptuar se mbrojtja e klimës është në interes të vendit. Kjo jo vetëm pse pasojat e ndotjes së klimës në vend nuk mund të fshiheshin më, por edhe sepse më e leverdishme është të ndërmarrësh diçka tani kundër efektit serë, se sa të jetosh me pasojat në të ardhmen. Vetëm tek Donald Trump nuk ka shkuar ky mesazh.

Tani karvani i klimës ecën përpara pa Uashingtonin. E ardhmja do të tregojë nëse Trump do të dalë nga marrëveshja për klimën në Paris, apo nga konventa e klimës e 1992-it. Por si promotorë të mbrojtjes së klimës SHBA nuk do të jenë më për një kohë të caktuar. Nën hijen e zgjedhjeve në SHBA, konferenca e Marakeshit ofroi këtë mesazh: Pas euforisë së Parisit, tani bëhet fjalë për një marrëveshje të detajuar, për përmirësime. Marrëveshja e re, një konstrukt i komplikuar do të hyjë në fuqi në vitin 2020, që do të thotë që të gjitha shtetet do të jenë pjesëmarrëse aktive në mbrojtjen e klimës. Në vendet e varfra angazhohen për klimën vetëm disa funksionarë. Detyra e vendeve të industrializuara është mbështetja e tyre, tërheqja e fondeve, krijimi i besimit.

Gjermania do të ofrojë 50 milionë euro të tjera për ndryshimet e klimës. Megjithatë qeveria gjermane u vu në siklet, kur 45 shtete të varfra premtuan heqjen dorë nga energjia e qymyrit, të cilën nuk po e bën Gjermania. Plani i qeverisë gjermane parashikon vetëm një reduktim të zgjeruar deri në mesin e shekullit

Projekte model

Ndryshe konferenca e klimës ka shpëtuar disi nga alarmizmi i viteve të fundit. Kjo lidhet edhe me atë që tani shihet konkretisht se çfarë efekti ka pasur tallja me vendimet e konferencave të klimës nga viti 1992. Shumë delegacione nga Marakeshi u nisën për ekskursion, 200 kilometra larg, në Ouarzazate, ku po ngrihet termocentrali më i madh solar në botë. Jo në Gjermani, jo në SHBA, në Marok! Prej kohësh një utopi e aktivistëve të klimës. Afrika po tejkalon epokën e energjisë fosile drejt një të ardhmeje me energji diellore. Kjo rrugë është ende e vështirë, por e mundur. Këtu kanë kontribuar edhe konferencat botërore të klimës. Tani kjo rrugë do të vazhdojë, përkohësisht pa SHBA, por në plan afatgjatë edhe me Uashingtonin. Si është ajo shprehja: Politika e mirë është njohja e pranimi i realitetit. Disa e kuptojnë këtë më shpejt, disa më vonë.

Ju mund të ofroni në fund të këtij artikulli opinionin Tuaj. Ne ju mirëpresim!