1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca e klimës pa eficiencë

Andrea Rönsberg/ Aida Cama9 Dhjetor 2012

Kërkush nuk pret që Konferenca e klimës në Doha të përfundojë në kohën e duhur. Kaq e vështirë është të merren vendimet midis 190 shteteve.

https://p.dw.com/p/16yfN
Konferenca e klimës pa eficiencëFotografi: picture-alliance/dpa

"Shkruani histori", tha Christiana Figueres, shefja e Komisariatit të Kombeve të Bashkuara për klimën, në fillim të konferencës botërore në Doha duhe i kërkuar delegatëve "të shkruanin histori duke përfunduar ditën e premte". Por deri tani nuk duket se Doha do të shkruajë histori.

Vëzhguesit nuk presin as që konferenca të përfundojë ditën e premte, ndryshe nga të gjitha aktivitetet e mëparshme të këtij lloji, as që të arrihet marrëveshja e synuar për frenimin e ngrohjes së tokës.

Klimakonferenz Doha Peter Altmaier Abdullah bin Hamad Al-Attijah
DohaFotografi: Ingo Strube/BMU/dapd

Arsyeja numër një e grindjeve: financat

Çështja më vendimtare ka të bëjë me financat. Pas pak javësh merr fund faza e parë e financimit të klimës. Për këtë fazë trevjeçare vendet e industrializuara kanë dhënë fjalën të japin gjithsej 30 miliardë euro, në mënyrë që në vendet në zhvillim të ulet misioni i dioksidit të karbonit si dhe të bëhen përshtatjet me ndryshimin e klimës. Vendet e industrializuara patën siguruar se financimi i klimës do të rritet deri në vitin 2020 duke arritur ne 100 miliardë euro çdo vit.

Tani nuk është më e qartë si do të vazhdohet në vitin 2013, si do të arrihet 100 miliardëshi i premtuar në vitin e ardhshëm. Shifrat që tregohen tani në tavolinën e bisedimeve janë krejtësisht të pamjaftueshme, kritikon shefja e delegacionit brazilian në konferencë, André Corrêa do Lago: "Këto shifra nuk përshtaten me vlerën që vendet e industrializuara i kanë dhënë luftës kundër ndryshimit të klimës." Ky është një pozicion të cilin e mbajnë edhe vendet afirkane. "Me një hendek financiar nuk mund të largohemi nga Dola," thotë kryetari i grupit të tyre, Pa Ousman nga Gambia.

Peter Altmaier Klimagipfel Doha OVERLAY
Peter AltmaierFotografi: picture-alliance/dpa

Çështja numër dy: "Kyoto"

Edhe për zgjatjen e protokollit të Kiotos vazhdojnë grindjet."Integritet" është fjala që i hipën temperaturën të gjithëve. Ajo ka të bëjë me çështjen nëse lejet për dioksidin e karbonit që janë shpërndarë në fazën e parë të detyrimeve të dala nga protokolli, mund të konvertohen tani në fazën e dytë.

Mes të tjerash Rusia dhe Polonia, vend anëtar i BE-së janë pro kësaj, sepse nuk i kanë përdorur të gjitha të drejtat për emëtimin e dioksidit të karbonit, për shkak të rënies së ekonomisë. Kemi të bëjmë me 13 miliadë ton gaz dioksid karboni, thotë mbrojtësit e ambientit, sasia nuk është e vogël, është gati sa sasia e dioksidit të karbonit që emëtohet nga BE brenda dy vjet e gjysëm.

Të lejohet apo jo përdorimi i të drejtave për emetimin e dioksidit të karbonit?

Aktivistët e ambientit kërkojnë që Polonia dhe Rusia dhe vendet e tjera evropiano-lindore të mos i marrin me vete të drejtat e tyre edhe në fazën e dytë të zbatimit të detyrimeve të Protokollit të Kijotos. Një kërkesë e cila mbështetet edhe nga vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion ekonomik.

Klimagipfel in Doha 2012
Doha 2012Fotografi: dapd

Duke patur parasysh përparimet e pakta të konferencës së klimës në përgjithësi dhe në Doha në veçanti, ministri i ambientit Peter Altmaier kërkon, "struktura të reja diskutimi dhe rrugë të reja për marrjen e vendimeve". Mbrojtja e ambientit i takon grupit të tetë vendeve të industrializuara G8, por edhe grupit G-20, vendeve të industrializuara dhe atyre në ekspansion ekonomik.