1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konferencë për Lindjen e Mesme në vend të një konference kundër racizmit?

Pas kërcënimeve të hënën (16.03.) të Bashkimit Evropian se do të bojkotojë punimet e Konferencës kundër racizmit, Kombet e Bashkuara janë angazhuar të përpilojnë një projketdokument të ri për deklaratën përfundimtare.

default

Ndërkohë mosvajtjen në konferencë e kanë bërë të ditur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Izraeli dhe Kanadaja. Tani deklarata do të jetë më e shkurtër për një pjesë të diskutueshme mbi pushtimin izraelit të rajoneve palestineze. Po ashtu, janë hequr pjesët ku flitet për diskriminimin e homoseksualëve, prezantimin negativ të feve dhe kërkesa afrikane për dëmshpërblim të skllavërisë. Gjatë ditëve të ardhshme do të negociohet sërish për këtë projektdokument. Shtrohet pyetja se a do të jenë në të vërtetë në gjendje këto përpjekje të krijojnë bazën për këshillime konstruktive?

Që prej 11 shtatorit të vitit 2001 janë shfaqur praktika të reja raciste dhe stereotipe, të cilat kanë të bëjnë me 'luftën kundër terrorizmit' dhe konfrontimeve në rritje në mes të shteteve islamike dhe të krishtera perëndimore. Kjo dhe tema të tjera në rendin e ditës në Konferencën e Gjenevës kërkojnë një debat konstruktiv me synim të zgjidhjes së problemeve dhe përparimin e të drejtave të njeriut. Por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në Gjenevë. Shumë prej aktorëve po e keqpërdorin këtë konferencë për përhapjen e konfliktit të Lindjes së Mesme. Kjo kritikë vlen para së gjithash për vendet arabe dhe islamike, me në krye Libinë, Iranin dhe Pakistanin. Ato insistojnë që në deklaratën përfundimtare të konferencës Izraeli të dënohet për politikën e tij pushtuese dhe luftën e fundit në Rripin e Gazës.

14.09.2006 quadriga andreas zumach

Andreas Zumach

Nga ana tjetër, qeveritë e këtyre vendeve nuk pranojnë asnjë kritikë ndaj islamizmit. Por edhe në Gjermani dhe vendet e tjera fushatat aktuale për bojkotimin e konferencës kanë për qëllim mbrojtjen nga çdo kritikë të politikës qeveritare të Izraelit, edhe nëse ato janë të drejta. Për çështjet dhe temat e rëndësishme të konferencës aktorët e bojkotimit janë pak të interesuar.

Kjo vlen të paktën për disa qeveri, të cilat deri tani duke u bazuar në pasazhet kritike ndaj Izraelit në projektdokumentin për deklaratën përfundimtare kërcënuan, se nuk do të marrin pjesë në konferencë. Po ashtu edhe qeveria e Berluskonit mund të marrë kritika të ashpra për veprimet raciste kundër refugjatëve afrikanë apo romëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja ndërkaq mund të kritikohen për sjelljen e tyre ndaj banorëve indianë, që jetojnë përjetësisht në këto vende.

Asgjë nuk e ka dëmtuar më shumë besueshmërinë për të drejtat e njeriut të përhapur nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në pjesën tjetër të botës, se sa politika e Uashingtonit ndaj konfliktit izraelito-palestinez. Kjo u lehtëson punën regjimeve autokrate në botën arabe dhe islame që ta instrumentalizojnë këtë konflikt për qëllimet e veta politike.

Nën rrethana të tilla nuk është e mundur që me bisedime njëjavore dhe me kompromise të reja për deklaratën përfundimtare për konferencën e Gjenevës, të ndryshohet baza për këshillime konstruktive në konferencë. Këtë e dëshmojnë më së miri disa takime të OKB-së në të kaluarën, të cilat po ashtu janë ndikuar apo bllokuar tërsisht nga konflikti i Lindjes së Mesme. Andaj do të ishte shumë më mirë që të anulohet kjo konferencë dhe në vend të saj të organizohet një konferencë e Kombeve të Bashkuara, për mundësimin e shpejtë të krijimit të një shteti palestinez mbi bazën e kufinjve të vitit 1967. Pa një iniciativë të tillë për një konferencë për Lindjen e Mesme do të kemi edhe në të ardhmen dhe edhe më shpesh përplasje të pakuptimta diplomatike si tani për konferencën kundër racizmit në Gjenevë.

Autor: Andreas Zumach

  • Data 19.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HFQs
  • Data 19.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HFQs