1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konferencë për klimën në Varshavë të Polonisë

Në kuadër të përgatitjeve për Marrëveshjen e re për Klimen në 2015, në kryeqytetin polak nisën konsultimet dyjavore.

Në Varshavë po zhvillon punimet Konferenca për klimën. Ekspertë nga 194 vende të botës janë mbledhur në kryeqytetin polak për tu konsultuar për marrëveshjen për klimën që pritet të nënshkruhet në Paris në 2015. Përfaqësuesja e OKB për klimën, Christiana Figueres, theksoi në fjalën e saj se ndryshmi i klimës përbën një sfidë të madhe, sepse të gjitha vendet ose fitojnë ose humbin së bashku. Ministri polak i Mjedisit, Marcin Korolec tha në fillim të konferencës se të gjithë kanë pasur mundësi të ndjejnë ndryshimet e klimës. Katastrofa aktuale e Filipineve nga tajfuni "Haiyan" është një dëshmi që jemi të kërcënuar nga një humbje në "luftën e pabarabartë mes njeriut dhe natyrës".

Kelly Dent, një përfaqësuese nga organizata humanitare, Oxfam tha për DW në kuadër të konferencës në Varshavë se ndryshimi i klimës ndikon veçanërisht në prodhimin e ushqimeve. "Ne kërkojmë ndihma financiare për njerëzit e varfër në vendet në zhvillim, të cilët sot ndjejnë pasojat e ndryshimit të klimës". Në Varshavë do të diskutohet edhe për financimin e kostove që lidhen me ngrohjen globale. Deri në vitin 2020 shtetet e prekura më së shumti nga ndryshimi i klimës do të duhet të marrin deri në 100 miliardë dollarë ndihma. Por ende nuk dihet se nga do të vijë ky financim.

Megjithatë në Varshavë të Polonisë nuk pritet nga askush ndonjë përparim në këtë konferencë, pasi nikoqiri vetë nuk konsiderohet ambicioz për mbrojtjen e klimës.