1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Konferencë në Berlin: Kosova ka shumë kapacitete, por …

Në praninë e Ministrit gjeraman Gerd Müller, si dhe shumë ministrave nga Kosova, në Berlin u mbajt Forumi ekonomik gjermano-kosovar. Interesimi për investime ekziston, por edhe mosbesimi.

Në veçanti prej vitit 2008, pas shpalljes së pavarësisë, Gjermania ka raporte shumë të ngushta me Kosovën. Por këto raporte kanë qenë të mira edhe më parë, u nënvizua qysh në fillim të Forumit ekonomik gjermano-kosovar, të mbajtur stë premten (27.11) në Berlin. Gjermania në veçanti ka investuar dhe është e interesuar të investojë në energji, instrastrukturë dhe sistemin e furnizimit me ujë. Ndërkohë që edhe arsimi mbetet një prej degëve me interes të madh, sepse në këtë mënyrë krijohen kuadro që mund t'i shërbejnë vendit për rimëkëmbje ekonomike.

„Qysh prej 15 vjetësh kemi vendosur një bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Kosovën. Ndërsa sinjali që duhet dërguar sot është: miqësia, stabiliteti dhe bashkëpunimi ekonomik“, theksoi ministri gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Müller. Qëllimi i Gjermanisë dhe bashkësisë ndërkombëtare është që në Kosovë të ketë stabilitet dhe të hapet një perspektivë më e mirë për zhvillimin më të shpejtë të këtij vendi, sepse aktualisht 2/3 e të rinjve janë të papunë.

Pflüger

Pflüger

„Kjo është një sfidë shumë e madhe. Jemi të shqetësuar shumë që mijëra të rinj duhet të marrin rrugën e emigrimit dhe ardhjes në Gjermani. Ne e kuptojmë gjendjen e tyre, por ju nuk mund të lini vendin tuaj, sepse atje duhet të hapet perspektivë më e mirë ekonomike“, theksoi Müller para dhjetra biznismenëve gjermanë dhe kosovarë, të cilët ishin prezent në këtë Forum. Ai shtoi se Kosova ka shanse të mira për zhvillim, në veçanti pas nënshkrimit të Marrësveshjes për Stabilizim-Asociim. Kosova ka aktualisht një rritje ekonomike prej 3 % por kjo rritje duhet të jetë edhe më e lartë.

„Mirë shumë është që Kosova ka nënshkruar edhe Marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë, e cila duhet të zbatohet në tërësi. Ndërsa Gjermania e ka mbështetur dhe do tëambështesë Kosovën në rrugën e saj të afrimit me Bashkimin Evropian“, nënvizoi Müller.

Sipas tij, në rrugën e forcimit ekonomik, Gjermania do të mbështets Kosovën në fushën e arsimit, pavarësimit ekonomik, energjisë dhe qeverisjes së mirë.

Hashim Thaci

Hashim Thaci

„Kosova edhe më tej duhet të forcojë funksionimin e shtetit juridik, duhet të përmirësohen shërbimet, duhet të ruhen të drejtat e minoriteteve dhe duhet të luftojë korrupsionin“, nënvizoi ministri gjerman për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Më e rëndësishmja për bizeneset është të kthehet mirëbesimi, sepse pa mirëbesim nuk mund të ketë as bashkëunim“, theksoi ai duke shtuar se „Kosova duhet të ketë perspektivë zhvillimi dhe duhet të ketë raporte të ngushta me BE“.

Organizatori i takimit, Presidenti i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Friedbert Pflüger, theksoi se ai ka qenë shumë shpesh në Kosovë. Por Kosova e pasluftës dhe ajo sot dallojnë shumë mes tyre. „Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi“, nënvizoi ai.

Ndërsa ministri Thaçi nënvizoi rolin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë, e cila e ka ndihmuar Kosovën në kohën e luftës dhe po vazhdon ta ndihmojë në kohën e paqës. „Gjermania ishte ndër të parat që e ka njohur Kosovën. Ndërsa ishte kancelarja Angela Merkel ajo e cila në gusht të vitit të kaluar e nisi edhe Procesin e Berlinit, për bashkëpunimin më të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky proces mundëson forcimin e paqës, zhvillimit ekonomik, normalizimit të raporteve ndërfqinjësore”, theksoi ai.

Ministri i Jashtëm i Kosovës nënvizoi se “njerëzit në Kosovë janë të interesuar për zhvillim ekonomik dhe punësim dhe jo për asociacionin apo demarkacionin”.

Forumi gjermano-kosovar

Forumi gjermano-kosovar

Ai në veçanti nënvizoi projektet e infrastrukturës, normalizimin e raporteve me vendet fqinje, marrëveshjet për termocentralin Kosva e Re, marrëveshjen për projektin në Brezovicë etj.

“Kosova është një shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha dhe ne do të punojmë për realizimin e këtyre mundësive”, theksoi Thaçi.

Annete Kramme, sekretare e Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale tha se kosovarët nuk kanë shanse për azil në Gjermani. Por ata, sikur edhe shtetasit e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzojnë rregullat e reja që futen në fuqi vitin e ardhshëm për punësim legal në Gjermani.

Ministrat e Kosovës Hykmete Bajrami, Blerand Stavileci dhe Mamli Krasniqi, të cilët ishin në delegacionin e ardhur nga Prishtina, paraqitën edhe projekte konkrete të cilat mund të jenë interesante për investorët e huaj. Ndërsa përfaqësuesit e sipërmarrjeve dhe institucioneve gjermane paraqitën sugjerimet e tyre për bashkëpunim dhe vjeljen e fondeve nga burimet evropiane dhe gjermane.