1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Konferencë donatorësh për Gjeorgjinë

Për rindërtimin e Gjeorgjisë pas luftës me Rusinë, në konferencën e sotme (22.10.) të donatorëve në Bruksel, pritet të ofrohen më shumë se dy miliardë euro. Sipas ekspertëve, vendi ka nevojë për rreth 2,5 miliardë euro.

default

Komisarja e BE-së Benita Ferrero-Waldner dhe ministri i jashtëm francez Bernar Kushner gjatë konferencës donatore për Gjeorgjinë

Paratë nevojiten për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, dhe për t'i ardhur në ndihmë të pastrehëve. SHBA kanë premtuar 770 milionë euro ndërsa Komisioni i BE-së 500 milionë euro.


Përpara luftës Gjeorgjia kishte një rritje ekonomike vjetore prej më shumë se 10 për qind. Me paratë nga konferenca e donatorëve, synohet t' vihet në ndihmë vendit për tu ringritur në këmbë, të rindërtojë infrastrukturën dhe t'u vijë në ndihmë të dëbuarve. Por megjithëse përfaqësuesit e BE-së kanë theksuar solidaritetin e tyre me Gjeorgjinë, BE-ja vepron edhe në interes të tij. Presidenti i i Komisionit, Jose Manuel Barroso u shpreh:


"Çdo konflikt në kufijtë e jashtëm europianë ka pasoja të qarta për sigurinë dhe stabilitetin europian. Në rastin e Gjeorgjisë bëhet fjalë për sigurinë energjitike dhe strategjinë tonë për diversifikimin e furnizuesve tanë me energji. Nëse tani japim mjete financiare për shtimin e sigurisë ekononike, politike dhe në infrastrukturë, atëherë kjo nuk është vetëm ndihmë për Gjeorgjinë por edhe për vetë ne."


Paratë do të përdoren vetëm për qëllime civile. Por Rusia druan se Perëndimi nën pretekstin e ndihmës civile, po armatos Gjeorgjinë për ta patur më të lehtë t'a pranojë në Nato.


Politike është edhe pyetje nëse një pjesë e parave do të shkojnë në Osetinë Jugore dhe Abkazi pasi kjo prek çështjen e statusit. Teorikisht kjo është e mundur. Por m.q.s. faktikisht kontrolli atje ushtrohet nga Rusia, edhe ndihmat financiare do të kontrolloheshin nga rusët të cilët i kanë njohur këto dy rajone si shtete të pavarur. Por në pyetjen themelore se kujt i përkasin Osetia Jugore dhe Abkazia, Gjeorgjia mund të jetë e sigurtë për mbështetjen e BE-së. Ministri i jashtëm francez Bernard Kouchner e theksoi këtë duke folur për të dëbuarit atje:


"Nuk bëhet fjalë për refugjatë nga një vend tjetër, bëhet fjalë për refugjatë të brendshëm, kjo duhet të jetë fare e qartë."


Kritikët thonë ndërkohë që Gjeorgjia ka paraqitur kërkesa të tepruara ndihme. Dega gjeorgjiane e organizatës kundër korrupsionit "Transparency International" kritikon gjithashtu se nuk do të ketë kontrolle të pavarura për përdorimin e fondeve. Kjo organizatë flet për shpërdorim të parave të taksapaguesve të huaj.


BE-ja e njeh këtë kritikë. Dhe konferenca e donatorëve tregon përsëri se donacionet nuk do të jepen pa kushte. Komisarja e BE-së për politikën me jashtë Benita Ferrero-Waldner thotë:


"Shumë e rëndësishme është që kriza të mos e pengojë Gjeorgjinë në përpjekjet për reforma politike dhe ekonomike. Ne presim që qeveria gjeorgjiane të përdorë ndihmën e premtuar financiare për të çuar përpara reformat më të rëndësishme."


BE-ja do të kontrollojë patjetër se çfarë bën qeveria gjeorgjiane me paratë e ndihmës.


Thuajse 70 vende marrin pjesë në konferencë, veç kësaj përfaqësues të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Rusia nuk është ftuar.

  • Data 22.10.2008
  • Autor Hasselbach, Christoph (DW Brüssel)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Feoe
  • Data 22.10.2008
  • Autor Hasselbach, Christoph (DW Brüssel)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Feoe