1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kondoliza Rajs udhëton për në Turqi dhe në Lindjen e Afërme

2 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0Dx

SHBA-të, sipas fjalëve të ministres së jashtme Kondoliza Rajs(Condoleezza Rice), do të luftojnë së bashku me Turqinë dhe Irakun kundër rebelëve kurdë të PKK. Turqia nuk mund të ndërrmarë asgjë pasi mund të destabilizojë veriun e Irakut dhe gjithë rajonin, theksoi Rajs në avion gjatë udhëtimit për në Turqi, ku do të marrë pjesë në një konferencë për Irakun q[ zhvillohet në Stamboll. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, do të takohet të hënën në Uashington me presidentin Xhorxh Bush (George W. Bush). Shtetet e Bashkuara dhe Iraku i kanë premtuar më shumë ndihmë Turqisë në luftimin e kryengritësve kurdë. Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshya Zebari, i cili është kurd, premtoi më shumë pika kontrolli në kufirin verior, për t’i ndalur furnizimet me karburante, ushqim dhe pajisje të tjera të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e jashtëligjshme.