1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Koncepti dhe terminologjia e BE mbërrin në Shqipëri

Presidenca spanjolle dhe misionet diplomatike të BE në Tiranë prezantuan më 24 mars para organizatave lokale të shoqërisë civile të mbrojtjes së të drejtave të njeriut drejtimet kryesore të strategjisë së BE-së.

default

Adaptimi i drejtimeve kryesore të strategjisë së BE në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në strategjinë e Shqipërisë, përbën një përqasje të re. Koha kur ajo vjen përkon me mundësinë e marrjes në shqyrtim nga BE të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim. BE e lançoi përqasjen e re me përdorimin për herë të parë në Shqipëri të konceptit dhe terminologjisë së BE për organizatat e shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut. Këta organizata tanimë quhen "komunitetet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut."

Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, tregon se çfarë kuptohet me këtë term të ri: " " komunitetin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut" nuk përfshihen vetëm organizatat jofitimprurëse por edhe komunitetit i gjithë atyre subjekteve që japin kontribut në zhvillimin e shoqërisë civile përtë shtyrë përpara veprimtarinë për respektimin e këtyre të drejtave në emër të një komuniteti të gjerë."

Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Photos by Ani Ruci, on December 15th 2009.

BE - monitorim, dialog, mbështetje për mbrojtësit e të drejtave të njeriut

Adaptimi i strategjisë së BE në strategjinë lokale dhe promovimi i saj mbështetet në disa drejtime kryesore. Manuel Monttabio, Ambasadori në Tiranë i Spanjës, vendit që ka presidencën e rradhës së BE: "Këto drejtime janë janë monitorimi i situatës së të drejtavetë njeriut në Shqipëri, dialogu i vazhdueshëm dhe garantimii mbështetjes ndaj komunitetit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut, bashkëpunimi i BE me organizatat të tjera të rëndësishme ndërkombëtare si Këshilli i Europës, OSBE, Kombet e Bashkuara për të promovuar respektimin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Shqipëri."

Drejtorja Ekzekutive e Komitetit shqiptar të Helsinkit Vjollca Meçaj, e vlerëson këtë përqasje si një moment të rëndësishëm kthese pozitive për një veprimtari më efikase se deri më tani. " Kjo pozicionon më mirë organizatat ose komunitetin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut për të luajtur rolin e tyre në zhvillimet që do të ketë Shqipëria. Kjo do të thotë që ata të jenë aktorë me hapësirat e tyretë punës, t' u respektohet kjo hapësirë dhe nga ana tjetër strategjia e re përmban disa klauzola për mbështetjen konkrete të këtij komuniteti dhe drejtimet kryesore ku BE do të bashkëpunojë me këtë komunitet".

Takim i organizatave të shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut.

Takim i organizatave të shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut.

Bashkëpunim me BE në fushat më problematike

Këto drejtime janë përcaktuar nga evidentimi i fushave problematike ku të drejtat e njeriu në Shqipëri nuk respektohen nga shteti. Ndonëse Shqipëria ka trokitur tanimë në derën e BE, ka një kuadër ligjor adekuat dhe ka nënshkruar shumicën e instrumentave evropiane për mbrojtjen e këtyre të drejtave, raporti i KE për vitin e kaluar, lidhur me progresin demokratik, evidentoi të drejtat e njeriut si një nga çështjet ku Shqipëri ka mangësi. Situatën problematike në Shqipëri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut pasqyroi kohët e fundit edhe raporti i Departamentit Amerikan të shtetit. Duke treguar fushat kryesore ku këto të drejta nuk respektohen Vjollca Meçaj thotë: " Është fjala për parandalimin e torturës në kushtet e burgimit, barazinë gjinore, dhumën në familje, luftën kundër diskriminimit apo trafikimit të qënieve njerëzore."

Garantimi i mbrojtjes së komunitetit të aktivistëve për të drejtat e njeriut pritet të luajë rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut në këto fusha. " Ne kemi nevojë të jemi një komunitet i mbrojtur, jo një komunitert që mund ose nuk mund të ekzistojë. Ne kërkojmë të jemi të pranishëm në të gjitha zhvillimet demokratike të Shqipërisë, të jemi pjesë në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave që hartohen nga shteti," thotë Vjollca Meçaj .

Hapi i parë drejt një statusi të tillë të BE për këtë komunitet është hedhur me adaptimin e strategjisësë BE të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në atë lokale.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 27.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mfdi
  • Data 27.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mfdi