1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konceptet e kandidatëve për president në SHBA për përballimin e krizës ekonomike

Temat luftës elektorale në SHBA nuk janë politika e jashtme dhe lufta e Irakut, por politika ekonomike. Mekkein i kish varur shpresat tek kompetenca e tij në politikën e jashtme. Kriza ia përmbysi atij konceptin.

default

Pamje simbolike e krizës financiare

Në fund të shtatorit Mekkeini (John McCain) u përpoq të fitojë pikë përmes një aksioni spektakolar. Ai ndërpreu luftën elektorale, për të shkuar në dhomën e përfaqësuesve, ku kërcënonte të dështonte paketa 700 miliardëshe e ndihmave për degën e rrezikuar të financave. Qëllimi i tij ishte të ndihmonte për arritjen e shumicës nga republikanët. Për këtë madje u shty edhe debati i parë televiziv i dy kandidatëve për president. Motoja e Mekkeinit ishte: pa rënë dakord nuk ka diskutim: “Unë do të ngarkoj ekipin tim të luftës elektorale që të bashkëpunojë me ekipin e Obamës (Barack Obama) dhe me komisionin për debatet presidenciale, në mënyrë që debati të shtyhet për të premten, derisa ne të marrim masat për t´iu përkushtuar krizës. "

Mekkeini më në fund shkoi në debat, ndonëse nuk kishte asnjë shenjë për marrëveshje. Në votimin e parë paketa e ndihmës u rrëzua, vetëm në votimin e dytë u arrit shumica e nevojshme. Si Mekkeini edhe Obama në senat votuan pro paketës. Këtë e bënë më shumë nga nevoja se sa nga bindja. Pas miratimit të saj Mekkeini tha: “Ne duhet t´i japim fund dëmit të ekonomisë sonë prej korrupsionit dhe paaftësisë në Uashington dhe në Uoll Strit. Ekonomia jonë po dëmtohet gjithnjë e më shumë dhe duhet bërë më shumë për ta mbështetur atë.”

3. TV-Debatte zwischen Obama und McCain in Hempstead

Dy kandidatët për presidentë

Obama: Të mbrohen taksapaguesit

Edhe Obama aprovimin e tij për paketën e shpëtimit, që parashikonte blerjen e pasurive fiktive, e kushtëzoi me një kërkesë: “Ne duhet të kujdesemi më shumë, që ministri i financave Paulson blerjen e kredive të këqia ta organizojë në atë mënyrë, që taksapaguesit të mbrohen, kjo është shumë e rëndësishme."

Obama u angazhua, që të ndihmohen edhe pronarët e shtëpive, pasuria e patundshme e të cilëve rezikohet të sekuestrohet. Një kërkesë kjo që më pas e shtroi edhe Mekeini.

Qeveria duhet të kujdeset, që pronarët e rrezikuar të marrin kredi fiske të favorshme, kërkoi Mekeini. Të dy kandidatët pra janë për ndërhyrjen e shtetit. Shumica e zgjedhësve, sipas anketimeve, janë të mendimit, se Obama kupton më shumë nga çështjet ekonomike krahasuar me Mekkeinin.

E njëjta gjë vlen edhe për temën e taksave. Të dy premtojnë uljen e taksave, gjë që ka efekt në publik. Sipas planit të Obamës, të gjithë ata që fitojnë nën 250 mijë dollarë në vit, duhet të paguajnë më pak taksa, kjo kategori përbën 95% të buxheteve familjare. Sipas Mekkenit të gjithë duhet të lehtësohen pak, por nga koncepti i tij përfitojnë më shumë të pasurit.

DW.COM

  • Data 30.10.2008
  • Autor Albrecht Ziegler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fk3F
  • Data 30.10.2008
  • Autor Albrecht Ziegler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fk3F