1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kompromisi për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës nuk mori sot mbështetjen e serbëve

Kompromisi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes kufitare midis Serbisë dhe Kosovës mbetet edhe më tej pezull.

Barrikadat serbe

Barrikadat serbe në veri të Kosovës

Kryetarët serbë të katër komunave në Veri të Kosovës bënë të ditur të martën pas një takimi, se ata kanë nevojë për më shumë kohë për vendimin e tyre.

Pas presionit masiv nga Beogradi, serbët e Kosovës lanë të hënën të kuptohet se do të japin mbështetjen e tyre për marrëveshjen për heqjen e barrikadave në rrugë, të arritur me ndërmjetësimin e KFOR-it. Megjithatë, minoriteti serb vazhdon të mos e japë miratimin e tij. Katër kryetarët e komunave deklaruan sot se çdo komunë duhet të vendosë më vete për qendrimin që do të mbajë ndaj marrëveshjes. Se kur do të ndodhë kjo, nuk u bë e ditr. Me këtë, hë për hë barrikadat në rrugë do të mbeten.

Autor: Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama