1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur marrëveshje për të dy temat e bisedimeve - përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe menaxhimin e integruar të kufinjëve

default

Shefi i delegacionit serb në bisedimet për çështje teknike mes Prishtinës dhe Beogradit Borisllav Stefanoviq sqaroi në përfundim të bisedimeve që zgjatën tre ditë në Bruksel se përfaqësimi i Kosovës në takimet rajonale do të jetë asimetrik "në atë mënyrë siç edhe është kërkuar nga Serbia". Kjo asimetri është pasqyruar përmes një fusnote e cila i referohet Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe vendimit të GJND-së për deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Stefanoviq shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e arritur dhe shtoi se me të "mbrohen interesat e Serbisë dhe Rezolutës 1244". Ai shtoi se me arritjen e kësaj marrëveshjeje "Serbia ka plotësuar të gjitha kushtet për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim javën e ardhshme."

Udhëheqësja e grupit negociator nga Prishtina Edita Tahiri ashtu si gjatë dy ditëve të kaluara të bisedimeve nuk i është drejtuar përfaqësuesve të mediave.

Raundi më i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit filloi të mërkurën, ndërsa vazhdoi të enjten, dhe sot (e premte).

Autorë / Agj. / Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi