1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kompania çeke CEZ fiton tenderin ndërkombëtar për blerjen e Operatorit të Shpëndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri

Në tenderin ndërkombëtar të hapur në Tiranë oferta teknike e kësaj kompanie u vlerësua si më e mira nga Komisioni shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë.

default

Shtyllat e tensionit të lartë në Shqipëri

Oferta financiare e kompanisë CEZ nga Republika Çeke është 102 milion euro për të blerë 76 % të aksioneve të këtij Operatori. Kompania italiane ENEL u skualifikua, pasi oferta e saj teknike nuk përputhej me udhëzimet, e përcaktuara në dokumentat standarte të tenderit ndërkombëar. Kompania austriake "Energy Shtanmark" u tërhoq nga gara, kurse kompania tjetër EVN, po austriake, nuk u paraqit fare.

Privatizimi i OSSH-së u konceptua ndryshe nga çdo tenderat e zhvilluar deri tani në Shqipëri për shitjen e ndërmarjeve publike. Kësaj here kompanitë pjesemarrëse në garë pranuan kushtin e qeverisë së Tiranës për uljen e humbjeve në rrjet në 32 për qind deri në fund të këtij viti dhe në 15 për qind deri në fund të 2014-ës..


Privatizimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike perbën një nga objektivat kryesorë të qeverisë së kryeministrit Berisha në kuadër të reformimit të ekonomisë, rritjes së efikasitet të mbledhjes së të ardhurave nga shitja, konsumatorëve vendas, të energjisë elektrike. Çekja CEZ do të jetë kompania përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve në Shqipëri, që janë rreth 1 milionë klientë,


Me blerjen e 76 për qind të aksioneve pjesa e mbetur në pronësi të shtetit 24 për qind nuk do të luajë asnjë rol në menaxhimin e kompanisë, por çmimet e saj do të vijojnë të jenë të përcaktuara nga Enti rreullator i Energjise.

Sipas parashikimeve të ardhurat e bruto te Operatorit të Shperndarjes së Energjisë, të mbështetura në tarifat e shpërndarjes, do të jenë rreth 80 milionë euro në vit.


Procesi i privatizimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjise elektrike u realizua me mbështetjen 18 mujore të Bankës Botërore dhe konsulencën e USAID- it.





  • Data 30.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FRda
  • Data 30.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FRda