1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komorowski presidenti i ri i Polonisë

5 Korrik 2010

Në balotazhin presidencial në Poloni në bazë të rezultateve paraprake liberal-konservatori Bronislaw Komorowski është fitues me 52 % të votave. Rivali i tij, konservatori Jaroslaë Kaczyinski pason me 47%.

https://p.dw.com/p/OAXu
Përkrahësit e Bronislaw Komorowski-t brohorasin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.
Përkrahësit e Bronislaw Komorowski-t brohorasin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.Fotografi: AP

Pjesëmarrja në votimet e balotazhit ishte më e lartë nga sa pritej me një kuotë prej 55 %. Komorowski në një prononcim para përkrahësve të tij në qëndrën e tij të luftës elektorale në Varshavë, pas shpalljes së rezultateve të sondazhit paselektoral e cilësoi këtë si "një fitore për demokracinë". Rezultatet zyrtare të votimeve shpallen të hënën (05.06)

Bronislaw Komorowski
Bronislaw KomorowskiFotografi: AP

Komorowski kryesoi qysh në raundin e parë të votimit më 20 qershor me rezultatin 41,5 %, por atij i mungonte shumica absolute. Kaczynski në raundin e parë doli i dyti me 36,5 % të votave. Nisur nga fakti që kandidati socialdemokrat Grzegorz Napieralski në raundin e parë pati një rezultat befasues të mirë me mbi 13%, Komorowski dhe Kaczynski përpara balotazhit u përpoqën të bëjnë për vete elektoratin e majtë. Ndërkohë Kaczynski mundi ta ngushtojë ndjeshëm diferencën kundrejt rivalit të tij nga kampi konservator i qeverisë.

Zgjedhjet presidencial si test për ato parlamentaret në fund të 2011-ës


Zgjedhjet presidenciale në Poloni të planifikuara të mbaheshin në vjeshtë u zhvilluan para kohe për shkak të vdekjes tragjike më 10 prill në një aksident ajror të presidentit Lech Kaczynski. Ky i fundit bashkë me 96 anëtarë të qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore humbën jetën pas rëzimit të avionit, me te cilin ata udhëtonin për në Smolensk të Rusisë. Komorowski-t, asokohe president i parlamentit, iu ngarkua detyra e përkohshme e presidentit.

Jaroslaw Kaczynski
Jaroslaw KaczynskiFotografi: AP

Kryeministri Jaroslaw Kaczynski gjatë luftës elektorale u përpoq ta përmirësojë imzahin e tij, pasi ai konsiderohet si një konservator nacionalist i ngurtë dhe polarizues. Kaczynski konsiderohet si skeptik ndaj BE-së. Kaczynski pranoi humbjen duke e uruar për fitoren rivalin e tij.

Komorowski, i cili është më pak karizmatik, por i ekujlibruar dhe pro Evropës, e ka akuzuar rivalin e tij në një nga manifestimet e fundit elektorale, se po përçan vendin. Zgjedhjet presidenciale në Poloni konsiderohen si një test për zgjedhjet parlamentare në fund të vitit 2011.

Detyrat e presidentit të Polonisë

Presidenti në Poloni nuk ka vetëm detyra reprezantative, por pjesërisht ai edhe mund ta influencojë dukshëm politikën e vendit: Presidenti ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve dhe ka të drejtën e fjalës lidhur me politikën e jashtme dhe të sigurisë. Presidenti Lech Kaczynski i pat shfrytëzuar disa herë këto kompetenca duke bllokuar ndër të tjera reformën në sistemin e pensioneve, të sigurimeve shëndetësore si dhe në sektorin e medias.

Autor. Vilma FIlaj- Ballvora

Redaktoi: Aida Cama