1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komorovski përkujton në Bundestag fillimin e luftës në vitin 1939

Presidenti i Polonisë shfrytëzoi fjalimin e tij në parlamentin gjerman edhe për të vlerësuar pajtimin e dy shteteve pas mizorive, të cilat morën fund në vitin 1945.

Presidenti polak Bronislav Komorovski vlerësoi pajtimin gjermano-polaknë në një orë përkujtimore të parlamentit gjerman për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore para 75 vjetësh. Për këtë pajtim mund të jenë krenarë të dy popujt, tha Komorovski para parlamentit në Berlin. Ai kujtoi, se disa ditë pas sulmit gjerman ndaj Polonisë më 1 dhjetor 1939 në Poloni marshuan edhe ushtarët sovjetikë. Bashkimi Sovjetik ishte në atë kohë aleat i Gjermanisë së Hitlerit.

Komorovski vlerësoi lart faktin që 25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit një brez i ri i gjermanëve dhe polakëve mund të mësojnë dhe të mësojnë së bashku. Ai gjithashtu kujtoi lëvizjen polake sindikaliste Solidarnost, që së bashku me të tjerët bëri të mundur lirinë në Evropë. "Ajo që bashkon europianët, është bindja se dinjiteti njerëzor është i patjetërsueshëm."

Lammert: Miqësia gjermano-polake mund të konsiderohet si një "mrekulli"

62 vjeçari Komorovski angazhohet prej shumë vitesh për pajtimin gjermano-polak. Në kohën, kur ishte kryetar i parlamentit polak (2007 deri 2010) ai ka patur takime të rregullta me homologun e tij gjerman, kryetarin e parlamentit, Norbert Lammert. Ndër të ftuarit e orës përkujtimore ishin kancelarja Angela Merkel, kryetari i parlamentit Joachim Gauck, si dhe presidenti i mëparshëm Christian Wulff.

Para fjalimit të Komorovskit edhe Lammert çmoi lart miqësinë gjermano-polake. "Ne kujtojmë luftën më shkatërruese në histori", tha Lammert. Polonia u bë viktima e parë e kësaj lufte dhe ka vuajtur kohën më të madhe nën pushtimin gjerman. Prandaj duhet të shihet si "mrekulli", që gjermanët dhe polakët janë bërë miq. Lammert përkujtoi edhe "shfarosjen industriale të hebrejve europianë". Polonia u bë "varreza më e madhe e civilizimit evropian", tha ai. Por edhe sot shohim çdo ditë dhunë shokuese, në Siri, Irak, në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, tha Lammert.