1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komiteti kundër torturës viziton të arrestuarit e demostratës

4 Shkurt 2011

Komiteti kundër torturës i Këshillit të Evropës, ka zhvilluar një vizitë të shpejtë në Tiranë, dy javë pas protestave të 21 janarit

https://p.dw.com/p/10AzQ
Fotografi: dpa

Siç bëri të ditur zyra e shtypit e organizatës ditën e premte në Strazburg, një delegacion ka vizituar tre ditë me radhë disa stacione policie dhe burgje, në të cilat qëndrojnë ende 35 demostrues të arrestuar. Tre anëtarët e delegacionit kanë pyetur të arrestuarit për rrethanat e arrestimit të tyre dhe kushtet e mbajtjes nën arrest.

Përfundimet do t`i bëjnë publike më vonë

Për këtë duhet edhe aprovimi i qeverisë së Tiranës. Gjatë përleshjeve të dhunshme midis demostruesve dhe forcave të rendit më 21 janar, humbën jetën tre vetë. Disa dhjetra policë dhe civilë u plagosën. Sipas të dhënave të policisë 113 vetë u arrestuan.

Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës që prej vitit 1995 dhe ka nënshkruar Konventën kundër torturave. Kjo konventë i jep të drejtën Komitetit kundër Torturës që të kontrollojë vendin dhe gjendjen e të burgosurve.

Autor: afp/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi