1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Komisoni i BE-së ashpërson kontrollet në kufijtë e jashtëm të unionit

Për të ashpërsuar dhe përmirësuar kontrollet BE-ja planifikon pajisjen elektronike për sistemet e mbrojtjes kufitare.

default

Skaner për kontrollet biometrike

"Allgemeine Zeitung" që botohet në Mainz komenton:

'Nga Lituania në Portugali sot mund të udhëtosh pa u kontrolluar. Kjo është diçka e ngajshme si puna e Euros, një komoditet për turistët dhe ata që lëvizin për punë. Por kjo do të thotë edhe qarkullim i lirë për kontrabandistët e të gjitha llojeve, që keqëpërdorin heqjen e kufijve mes vendeve të Bashkimit Evropian. Kësaj pritet t'i jap fund vendimi i Komisionit të Bashkimit Evropian. Dhe është mirë kështu!', thuhet ndër të tjera në të përditshmen " Allgemeine Zeitung".


Gazeta "Frankfurter Rundschau" shkruan:

Shumë shpesh ndodh që ky institucion i Bashkimit Evropian të mos godasë në shenjë.Komisioneri Franko Fratini siç duket beson që me mjete teknike do të jetë në gjendje të vendsë kontrolle totale në kufi. Ai planifikon edhe futjen në përdorim të satelitëve, avionëve të spiunazhit dhe bashkëpuntorëve të shërbimeve të fshehta për të hetuar dhe penguar futjen në Evropë të kontigjenteve me refugjatë nga Afrika. Sic duket motoja e tij është: ne duam ti dijmë të gjitha duke përdorur për këtë të gjitha mjetet. Por për qytetarët kjo do të thotë, sa më shumë vëzhgim aq më pak liri, ndaj çdo veprim i Fratinit duhet të arysetohet mirë', thekson gazeta "Frankfurter Rundschau".


Në gazetën "Hanoverische Allgemeine Zeitung" komentatori shkruan:

Edhe pse planet e Fratinit janë të drejtuara kundër emigrimit ilegal dhe krimit, në bankat e të dhenave do të jenë në fund edhe qytetarët e pafajshëm, që do të futen në makinerinë e vëzhgimit. Ardhmëria e Evropës konsiston në radhë të parë tek liria e qytetarëve të saj, e kjo nuk duhet të jetë më e pakët sesa mallrat e nevojshme në tregun e brendshëm evropian. Planet e Fratinit në këtë mënyrë në shumë pika shkojnë shumë larg', thuhet në "Hanoverische Allgemeine Zeitung".

  • Data 14.02.2008
  • Autor Ahmeti, Esat
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D7Ck
  • Data 14.02.2008
  • Autor Ahmeti, Esat
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D7Ck