1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Komisioni për persona të zhdukur i bindur për varrezat e kosovarëve në Maqedoni

Autoritet në Prishtinë janë në pritje të konfirmimit nga pala maqedonase për të themeluar një komision të përbashkët për hulumtimin, nëse në territorin e Maqedonisë ekzistojnë varreza me trupa të kosovarëve.

Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankulovska

Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankulovska, ministra të brendshëm të Kosovës dhe Maqedonisë

Komisioni qeveritar i Kosovës për persona të zhdukur është i bindur se në territorin e Maqedonisë ekzistojnë varreza me trupa të kosovarëve, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Prenk Gjetaj, udhëheqës i këtij komisioni, thotë se informacionet e tij janë mbledhur nga dëshmitarë që flasin për varreza individuale dhe jo varreza masive. “Këto trupa sipas informacioneve tona, janë vrarë në territorin e Kosovës dhe janë lënë në bregun e Lumin Lepencë dhe në pranverën e vitit 1999, ka pasur të reshje të mëdha dhe uji i ka mbartur këto trupa në territorin e Maqedonisë. Pastaj qytetarët e Maqedonisë i kanë nxjerrë këto trupa nga Lumi, këto trupa pastaj janë marrë nga autoritetet e Maqedonisë dhe janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore dhe sipas informatave tona, disa trupave u është bërë obduksioni ndërsa, disa të paidentifikuara janë varrosur në varrezat e Butelit në Maqedoni," thotë Prenk Gjetaj.

Zoti Gjetaj, thotë se sipas informacioneve të tij, këto trupa nuk janë varrosur në një varrezë të vetme masive, por në mënyrë individuale. Prandaj ai thotë se pala kosovare ka kërkuar nga autoritetet maqedonase që t'i ndihmojnë në gjetjen e këtyre varrezave, zhvarrosjen e trupave dhe identifikimin e tyre. Ministria e drejtësisë e Kosovës tashmë u ka bërë kërkesë zyrtare autoriteteve të Maqedonisë, për krijimin e një komisioni të përbashkët që do të hulumtonin këtë rast në Butel dhe në një rast tjetër në Bllacë, në afërsi të Kosovës, nëse ekzistojnë varreza më trupa të kosovarëve, mirëpo akoma nuk kanë konfirmim nga pala maqedonase.

Karte Grafik Westbalkan BOS bosnisch Albanien, Bosnien und Herzegowina, Kosovo, Kroatien, Mazedonien, Montenegro, Serbien

Karte Grafik Westbalkan BOS bosnisch Albanien, Bosnien und Herzegowina, Kosovo, Kroatien, Mazedonien, Montenegro, Serbien Grafik: DW-Grafik, Olof Pock Datum 03.06.2010

Zëdhënësi i ministrisë së drejtësisë në Kosovë Astrit Kolaj, i tha DW-së, se pala kosovare ka kërkuar që në komisionin e përbashkët të jenë të përfshirë nga tri ministri nga të dyja vendet, ministria e drejtësisë, ministria e shëndetësisë dhe ministria e rendit. “Ne besojmë se shumë shpejtë do të marrim konfirmimin e palës maqedone për themelimin e komisioneve ndërministrore ndërmjet qeverisë së Maqedonisë dhe qeverisë së Kosovës, për inspektimin, obduksionin dhe procedurat tjera, për të shikuar se a ekzistojnë vërtetë këto dy varreza masive me trupa të kosovarëve në territorin e Maqedonisë," thotë Astrit Kolaj.

Udhëheqësit e komisionit qeveritar të Kosovës për persona të zhdukur dhe zyrtarë të ministrisë së drejtësisë, thonë se ata tash për tash nuk e dinë se për sa trupa të kosovarëve bëhët fjalë. Ata thonë poashtu thotë se nuk e dinë nëse këta trupa janë të civilëve apo të ushtarëve të UÇK-së të vrarë gjatë periudhës së luftës.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NypJ
  • Data 21.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NypJ