1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Komisioni i OKB fillon hetimet për zbardhjen e incidentit në "Mavi Marmara"

Komisioni i Kombeve të Bashkuara, i cili do të hetojë aksionin ushtarak izraelit kundër flotiljes së Gazës, filloi sot nga puna. Fillimisht do të hetohen raportet, ndërkohë të disponueshme, të Turqisë dhe Izraelit.

Flota izraelite në Gaza

Flota izraelite në Gaza

Komisioni i Kombeve të Bashkuara, i cili do të hetojë aksionin ushtarak izraelit kundër flotiljes së Gazës, filloi këtë të martë nga puna. Fillimisht do të hetohen raportet, ndërkohë të disponueshme, të Turqisë dhe Izraelit. Kush ishte përgjegjës për dhunën e shkaktuar gjatë udhëtimit humanitar të një anijeje turke në ujrat e Rripit të Gazës në maj?

Izraeli ndërkohë ka kërcënuar me bojkotim të hetimeve në rast se do të merren në pyetje ushtarët izraelitë. Nga qarqet qeveritare bëhet e ditur, se Izraeli u pajtua me përfshirjen në komisionin hetimor, vetëm me kusht që kjo instancë të bazohet në hetimet e veta, dhe të mos marrë asnjë ushtar si dëshmitar.

Benjamin Netanjahu

Benjamin Netanjahu

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon kishte deklaruar më parë në Nju Jork, se nuk ekziston një marrëveshje e tillë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka dëshmuar dje për herë të parë para komisionit hetimor për hetimin e ndërhyrjes së përgjakshme të forcave izraelite kundër flotës humanitare për Gazën. Para komisionit Netanjahu e mbrojti, ashtu siç pritej, ndërhyrjen e marinës si legjitime. "Marina jonë nuk kishte asnjë rrugëdalje tjetër, veç ndalimit të anijes. Në pesë anije nuk pati rezistencë, dhe si pasojë as të plagosur. Në anijen e madhe ngjarja rrodhi tërësisht e paplanifikuar. Ajo nuk ishte një anije dashurie, ishte një anije e urrejtjes. Ata nuk ishin pacifistë, as aktivistë të paqes. Ata ishin mbështetës të dhunshëm të terrorizmit," tha Netanjahu.

OKB fillon hetimet për zbardhjen e incidentit në Mavi Marmara

OKB fillon hetimet për zbardhjen e incidentit në "Mavi Marmara"

Deri të mërkurën do të pyeten edhe ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Izraelit, Gabi Ashkenazi se kur dhe në çfarë mase ata kishin qenë të informuar për aksionin ushtarak. Turqia e kritikoi hetimin e brendshëm izraelit, si të pavlerë. Izraeli i akuzuar nuk mund të jetë njëherazi edhe gjyqtar edhe prokoror. Marina izraelite para dy muajsh sulmoi një anije të flotës humanitare për Gazën, ku u vranë nëntë aktivistë propalestinezë nga Turqia.

Në mesin e shtatorit instanca e përbërë nga katër anëtarë do të paraqesë rezultatet e veta.

Autor: Lindita Arapi/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 10.08.2010
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ohd5
  • Data 10.08.2010
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ohd5