1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komisioni i BE-së mbështet idenë e një fondi monetar vetëm për shtetet e Eurozonës

Për ngritjen e një fondi të tillë sipas modelit të FMN-së do të bisedohet me qeveritë e vendeve të Eurozonës. Ky fond do të ndihmonte që problemet në të ardhmen të konstatohen më heret dhe kështu të pengohen krizat.

default

Problemi grek e shtyn BE të gjejë zgjidhje

Në verën e vitit të kaluar situata paraqitej krejt ndryshe. Komisari i atëhershëm të BE-së për çështje monetare Joaquín Almunia qe shprehur për një përqëndrim të vendeve të euros brenda Fondit Monetar Ndërkombëtar.

EU Wirtschaftskommissar Joaquin Almunia

Komisari i mëparshëm për çështjet monetare, Joaquín Almunia

„Më së miri interesat tona si union ekonomik dhe monetar do të ishin përfaqësuar qartë dhe fort brenda Fondit Monetar Ndërkombëtar, sikur ne të kishim aty një seli të vetme për të gjitha vendet anëtare të eurozonës."

Ish ministri i atëhershëm gjerman i Financave nga PSD, Peer Steinbrück, psh pati theksuar se Gjermania bashkëaksionarja e tretë për nga rëndësisa duhet të përfaqësohet me peshën përkatëse në FMN. Lidhur me propozimin ai pat thënë tekstualisht: „Nuk bën, që ne të paguajmë shumë pjesë, por të mos lejohemi të marrim pjesë në to.“

Sot ideja e një Fondi Monetar Evropian gjen mbështetje në Bruksel

Me krizën financiare greke për Gjermaninë do të thoshte përsëri që të paguante një pjesë. Por pasardhësi i Steinbrückut, Wolfgang Schäuble i Unionit Kristiandemokrat CDU propozoi një rrugë krejt tjetër. Ai kërkon një lloj Fondi Monetar Evropian dhe siç duket për këtë gjen dyer të hapura nga Brukseli.

Deutschland Schweiz Steuer Verbrechen Finanzminister Wolfgang Schäuble

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble

Amadeu Altafaj, zëdhënësi i komisarit për çështje financiare, Olli Rehn, e aprovoi parimisht.

„Komisioni është i gatshëm, që të propozojë një instrument të tillë evropian. Ai duhet mbështetur nga të gjitha vendet e eurozonës. Natyrisht duhet lidhur me kushte rigoroze. Një rast si ai i Greqisë nuk duhet të përsëritet."

Tek hollësitë Altafaj nuk donte të ndalej. Eshtë shumë heret për të thënë, nëse një fond i tillë do të jetë vetëm një instrument financiar, apo një institucion fare i ri me buxhet dhe personel të vetin.

A nuk u mjafton evropianëve FMN-ja?

Por për ç' arsye i nevojitet Evropës një fond i veti? Fundja FMN u ka ndihmuar edhe vendeve të tjera të BE-së si Letonisë dhe Hungarisë. Ato ndodhen megjithatë jashtë eurozonës. A dëshiron të pengojë BE, që amerikanët, të cilët i japin tonin FMN-së, të mos kenë ndikim tepër të madh në politikën financiare evropiane? Apo BE është thjesht shumë krenar, që të varet prej ndihmës nga jashtë? Zëdhënësi i Komisionit Altafaj e hedh poshtë këtë dyshim.

„Ne e kemi përfshirë FMN-në në diskutimet tona me autoritetet greke. FMN ka dhënë një kontribut të vyer. Ai ka një kompetencë të madhe profesionale në këtë fushë. Dhe prandaj këtu nuk bëhet fjalë për konkurrencë, apo krenari. Eshtë fjala që të përpiqemi për efikasitet. Janë shfaqur dobësi, të cilat nuk kemi mundur t'i mënjanojmë deri tani dhe tani ne duam të shfrytëzojmë mundësitë, as më shumë dhe as më pak.".

USA Wirtschaft Sitz Internationaler Währungsfond IWF Gebäude

Selia e FMN-së në Uashington, D.C., SHBA

Pavrësisht se si do ta ndihmojnë Greqinë vendet e Euros dhe FMN-ja, për Athinën Fondi Monetar Evropian vjen shumë vonë. Por edhe vende të tjera të BE-së ndodhen në zgrip. Altafaj la të kuptojë se deri në fund të presidencës spanjolle të rradhës me 30 korrik do të ketë një propozim nga komisioni.

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi:Esat Ahmeti

  • Data 09.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MNW8
  • Data 09.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MNW8