1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komisioni i BE-së i tregon kartonin e verdhë kryeministrit rumun

Komisioni i BE nuk ka besim se Rumania zbaton shtetin juridik. Presidenti i Komisionit, Barroso e akuzon kryeministrin Ponta për shkelje të rënda të demokracisë.

Barroso kritikon Rumaninë

Barroso kritikon Rumaninë

Jo më larg se java e kaluar ishte kryeministri rumun Victor Ponta në Bruksel, ku dha siguri se do t'i eleminonte të gjitha rezervat e Komisionit për grindjen politike në vendin e tij. Manuel Barroso i shprehu Pontas me këtë rast vërtet respekt. Por gjykimi i tij ishte i pazakontë i ashpër. Ajo që luhet aktualisht në Rumani "e ka tronditur besimin tonë. Qeveria rumune veproi kundër vendimeve të gjykatave, minoi Gjykatën Kushtetuese, anuloi procese të konsoliduara dhe eleminoi mundësi vendimtare kontrolli". Të gjitha këto "e veshën me dyshim premtimin për ta respektuar shtetin juridik".

Barroso vazhdoi më tej se mosmarrëveshjet partiake nuk mund të jenë justifikim për të anuluar parimet demokratike, dhe numëroi këtu gjëra konkrete: "Politikanët nuk duhet të përpiqen që t'i frikësojnë gjykatësit para një vendimi ose që t'i kritikojnë gjykatësit, kur ata marrin vendime, që nuk u pëlqejnë politikanëve. Kompetencat e një Gjykate Kushtetuese nuk mund të ndryshohen brenda natës." Socialdemokrati Ponta po ndjek prej muajsh, pjesërisht me dekrete urgjente, një procedurë për largim nga posti të presidentit konservator Traian Basescu. Për ta përshpejtuar këtë, ai e vuri veten edhe mbi Gjykatën Kushtetuese.

Ofensiva karizmatike dështoi

Kritika e Barrosos tregon: vizita në Bruksel e Victor Pontas dhe ajo që ka bërë ai deri tani nuk e ka bindur aspak Komisionin. Rumania "u tërhoq një hap nga buza e humnerës", tha Barroso, "më tepër jo". Zbatimi i premtimeve ende nuk është bërë. Barroso ka dhënë porosi që deri në fund të vitit të hartohet një raport i ri, i cili të tregojë nëse "rezervat tona përsa i përket shtetit juridik dhe pavarësisë së drejtësisë u morën seriozisht". Ngjarjet aktuale politike aktuale në Rumani përfaqësojnë një situatë të përgjithshme, e cila pasqyrohet edhe në raportin më të fundit të progresit.

Kryeministri Ponta në Bruksel

Kryeministri Ponta në Bruksel

Rumania dhe Bullgaria vërtet që janë pjesë e BE që prej vitit 2007. Por atëherë, disa shtete anëtare patën rezerva të mëdha. Prandaj e monitoron Komisioni rregullisht rrugën demokratike të këtyre dy vendeve. Veçanërisht, Komisioni monitoron me vëmendje temat e korrupsionit dhe të pavarësisë së drejtësisë. Dhe si në pesë vitet e shkuara, edhe tani Komisioni arrin në përfundimin se vërtet që të dyja vendet kanë bërë përparime, por kjo nuk mjafton. Procesi i reformave nuk është "i vazhdueshëm dhe i pakthyeshëm".

Anëtarësimi në Shengen - i largët

Me këtë dëshmi asgjësuese Rumania, nuk duket se ka gjasa që të çlirohet nga procedura fyese e monitorimit. Edhe hyrja në zonën e Shengenit, pa kontrolle në kufi, me këtë gjendje as që diskutohet. Tema e Shengenit vërtet që nuk ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me rezultatin e raportit të progresit. Por raportet krijojnë bazën për vendimin e shteteve të tjera anëtare, nëse Rumania dhe Bullgaria janë pjekur për të hyrë në Shengen. A nuk tregon e gjitha kjo, se Rumania dhe Bullgaria nuk duhej të qenë pranuar më 2007-ën fare në BE? Një zëdhënës i Komisionit e hodhi sot këtë poshtë. Ai argumentoi që vetëm përmes anëtarësimit në BE fitohen instrumentat juridikë për të ushtruar ndikim në situatën politike.